E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tenton të vrasë gruan me tritol

Një 41-vjeçar tenton të vrasë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë rreth orës 17:00 në fshatin Yrshek, në periferi të Tiranës. Fiqiri Roçi tentoi të vriste gruan e tij, Vjollca Roçi, me lëndë eksplozive në ambientet e shtëpisë. Falë ndërhyrjes së forcave policore u arrit parandalimi i kësaj vrasjeje. Policia e Tiranës njoftoi me anë të një deklarate për shtyp se në banesën e çiftit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 copë kallëpe tritoli, 19 copë kapsolla elektro-detonatore, 100 copë kapsolla detonatore dhe 2 copë fitila zjarrpërcjellës me gjatësi 1.54 m dhe 1.46 m. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Fiqiri Roçit, i cili akuzohet për veprat penale të "Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë", si dhe të "Mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse". Policia dyshon se xhelozia ishte arsyeja që e shtyu 41-vjeçarin të kryente këtë akt, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›