E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH premton: Strategji Kombëtare për Kërkimin Shkencor

MASH do lançojë së shpejti projektin për Strategjinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor. Kjo strategji do të jetë dokumenti bazë i politikave të kërkimit shkencor në universitete dhe jashtë tyre. Ajo do përgatitet në bashkëpunim të plotë me stafet dhe drejtuesit e universiteteve, si dhe me ekspertizë të huaj. Ajo do sigurojë bazën ligjore të nevojshme për të thithur më shumë financime e projekte, si dhe për të rritur motivimin e kërkuesve dhe pedagogëve. Ngelet një detyrë parësore e universiteteve të aplikojnë me projekte kërkimi për të përfituar nga grantet konkurruese që financohen nga buxheti i shtetit, në fushat që janë përcaktuar si prioritare në strategjinë kombëtare, si dhe nga gjithë burimet e huaja.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›