Gjykata e Lartë, presidenti sërish në provë, Rama e Patozi, debat për dekretet
Kreu i shtetit dekreton tre anëtarë të Gjykatës së Lartë
Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikës ka dekretuar dje 3 emra të rinj për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Dekretimi i Topit vjen vetëm pak ditë pas rrëzimit nga maxhoranca të kandidaturës së Vangjel Kostës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar debatet politike rreth rrëzimit të këtij dekreti. Kështu, kreu i PS-së, Edi Rama, ka mbështetur dje deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve, Withers, i cili e cilësoi politike vendimin e PD-së për rrëzimin e Vangjel Kostës. Madje, një ditë më parë, Withers e cilësoi këtë veprim të PD-së si një formë presioni ndaj Presidentit të Republikës për ndikimin në përzgjedhjen e kandidaturave për këto gjykata. Ndërsa kreu i PS-së, Rama, e ka cilësuar këtë degradim të sistemit të Drejtësisë. Fill pas deklaratës së Ramës gjatë ditës së djeshme ka ardhur dhe reagimi i maxhorancës. Në emër të PD-së, kreu i Grupit Parlamentar, Astrit Patozi, është shprehur se kandidatura e Vangjel Kostës është rrëzuar për shkak të integritetit të tij të cenuar në të kaluarën dhe sepse është i ndikuar politikisht.
Debati
“Ndajmë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara shqetësimin e jashtëzakonshëm për gjendjen e Drejtësisë në vend. Degradimi në vijimësi i sistemit të Drejtësisë dhe përpjekja konstante e pushtetit aktual për t’ia nënshtruar Drejtësinë interesave të veta, u shpreh në një formë jashtëzakonisht shqetësuese edhe përmes rrëzimit në Parlament të kandidaturës së konstitucionalistit të njohur, zotit Vangjel Kosta, i propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, - është shprehur dje kreu i Partisë Socialiste. Ai tha se rrëzimi i Kostës vjen në kundërshtim të plotë me frymën e transparencës e të kushtetutshmërisë, e cila po i mungon vendit përditë e më shumë në këtë kohë krize të thellë. “Unë i ndaj pa asnjë ngurrim me zotin Withers, një për një, motivet e shqetësimit të madh për arsyet e kuptueshme dhe mënyrën e paaprovueshme që çuan në rrëzimin e kësaj kandidature të spikatur. Edhe më e rëndë është kjo ndodhi në një moment kaq të papërshtatshëm sa ç’është kjo periudhë shumë delikate për Shqipërinë, kur duhet reflektim serioz, jo arrogancë provinciale, frymë dialogu e kompromisi, jo qasje destruktive e akte brutale, zgjidhje e jo thellim i krizës”, - është shprehur kreu i PS-së.
Fill pas tij ka reaguar dje Astrit Patozi, i cili theksoi se PD-ja nuk do të lejojë ngjitjen në kupolën e Drejtësisë të kandidaturave politike. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë, pa as më të voglën mëdyshje, se e konsideron të papranueshme ngjitjen në kupolën e sistemit të Drejtësisë të çdo kandidature politike. Dhe me këtë ajo ka parasysh të gjithë personat që në karrierën e tyre gjatë diktaturës kanë marrë pjesë në procese politike, si dhe ata të tjerët që kanë mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë e 20 viteve të fundit. Rasti i zotit Kosta bën pjesë qartësisht në grupin e parë të kandidaturave politike dhe për këtë shkak u rrëzua. Ne kemi votuar fshehur, se kështu e parashikon Kushtetuta, por e deklarojmë hapur arsyen politike të votës kundër. Më duhet të theksoj se ky standard është sa transparent, aq dhe i patjetërsueshëm për maxhorancën”, - është shprehur Patozi, ndërsa ka akuzuar kreun e PS-së për lidhje me regjimin e shkuar. “Ndërsa meraku i shprehur botërisht nga zoti Rama mund të vijë për shkak të lidhjeve të tij me të shkuarën apo nga një mentalitet i papajtueshëm me shtetin demokratik të së drejtës. Cilido që të ketë qenë motivi, ne urojmë që ai të çlirohet sa më shpejt prej këtyre ndikimeve, pasi mbajtja larg Drejtësisë e personave me integritet të cenuar gjatë karrierës së tyre dhe të pozicionuar fort politikisht, është kontributi më i mirë për të ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit”, - është shprehur Patozi.
Dekretet
Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i tri dekreteve të reja të presidentit Topi kur ato vijnë në tryezën e politikës në një moment të tillë. Ajo që dihet është se kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, që janë, Mehdi Bici, Sokol Çomo dhe Vexhi Muçmata, do të kalojnë në dy prova, në atë të PD-së dhe në atë të PS-së, e cila tani do të jetë e pranishme në Kuvend. Pritet që kandidaturat, ashtu si dhe herët e tjera, të nxisin debate politike. Ndërkaq, një prej dekreteve është rrëzuar më parë nga maxhoranca.
Mehdi Bici është dekretuar gati dy vjet më parë nga presidenti Topi si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ka marrë 86 vota kundër të PD-së për shkak se kreu i shtetit nuk u konsultua me Kuvendin për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Mehdi Bici shënon një karrierë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Faktit në Tiranë, më pas ka mbajtur postin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit. Ai ka gjykuar procese të bujshme dhe njihet si gjyqtar që nuk ka marrë asnjë masë disiplinore.
Dekreti tjetër i presidentit është Sokol Çomo, i cili ka një karrierë të gjatë, prej më shumë se një dekade në Gjykatën e Faktit të Tiranës. Ka qenë për shumë vite nënkryetar i kësaj gjykate. Njihet si një gjyqtar që nuk ka marrë masa disiplinore dhe është marrë si me çështje civile, ashtu dhe me çështje penale.
Presidenti ka dekretuar Vexhi Muçmatën si anëtar të Gjykatës së Lartë. Muçmata ka një karrierë të gjatë si prokuror në Tiranë. Është jurist i njohur, me një karrierë të suksesshme.
Dekretet
Mehdi Bici
Shënon një karrierë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Faktit në Tiranë, më pas ka mbajtur postin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit. Ai ka gjykuar procese të bujshme dhe njihet si gjyqtar që nuk ka marrë asnjë masë disiplinore.
Sokol Çomo
Ka një karriere të gjatë prej më shumë se një dekade në Gjykatën e Faktit të Tiranës. Ka qenë për shumë vite nënkryetar i kësaj gjykate. Njihet si një gjyqtar që nuk ka marrë masa disiplinore dhe është marrë si me çështje civile, ashtu dhe me çështje penale.
Vexhi Muçmata
Ka një karrierë të gjatë si prokuror në Tiranë. Është jurist i njohur, me një karrierë të suksesshme.
26 Maj 2010