1954, Gjermania “kapitaliste” shokon Hungarinë “socialiste”
Pjesa e pestë e ciklit: “80 vjet rreth planetit të futbollit, 1930-2010”. Një speciale e Skifter Këlliçit: “Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë”
Nga Skifter Këllici
Tregon Anton Mazreku...
Më 1964 së bashku me Anton Mazrekun shkruam një artikull të gjatë me titull “20 vjet futboll shqiptar” që u botua në dy numra të revistës “Ylli” (Partia e Punës, siç mohonte çdo traditë në fusha të tjera të jetë i mohonte ato edhe në futboll,kampionatet e të cilit kishin nisur të zhvilloheshin që më 1930). Aty,ndër të tjera u ndalëm te dy takimet e majit të vitit 1948 midis Përfaqësues së Tiranës dhe përfaqësues së Budapestit.
Takimin e parë e patën fituar hungarez 2-1 ,kurse të dytin Tirana madje 3-1, me gola të Fagut me 11-metërsh dhe dy të Boricit. Pas disa ditësh, më 23 maj, skuadra jonë kombëtare barazonte 0-0 me një përzgjedhje të kombëtares hungareze. Ndonëse vetëm dhjetëvjeçar më kujtohen shumë mirë këto ndeshje. Tepër tërheqëse. Por vlerësimet e Mazrekut, që ishte 30 vjet më i madh se unë, ishin doemos shumë më të pjekura dhe mbi të gjitha profesionale
“Që futbolli hungarez ishte tradita,kjo dihej botërisht,- më tregonte atëherë, Mazreku. - Dhe pikërisht këto tradita po i shfaqte kjo skuadër e përbërë nga lojtarët të skuadrave më të mira hungareze, ‘Ujpesht, ‘Vashash’, ‘MTK’. Por kur dy vjet më pas më 1950 u ndeshëm me përfaqësuesen hungareze pamë një skuadër me të ardhme shumë të madhe në futbollin botëror. Jo pse fitoi 12-0 kundër ekipit tonë, por sepse demonstroi një futboll që unë e kisha parë më 1939,kur Italia barazoi me Anglinë në Milano dhe në takimet e tjera që ‘axurret’ zhvilluan në Beograd me Jugosllavinë dhe në Bukuresht me Rumaninë të cilat i fituan .Por theksoj se humbja e thellë e skuadrës sonë u kushtëzua kryesisht nga gjendja e rëndë shpirtërore e futbollistëve e shkaktuar nga arratisja e Bahri Kavajës dhe Bule Vathit, të cilët, kur anija me të cilën udhëtonim për në Rumani po kalonte Bosforin, u hodhën nga anija dhe ku dorëzuan autoriteteve turke dhe kërkuan prej tyre strehim politik”.
Dhe ja kjo kombëtare, ku u shquheshin të rinjtë Pushkashi, Cibori, Kocishi, portieri Groshic, etj., pasi fitoi medaljet e arta në Olimpiadën e Helsinkit më 1952, duke mos arkivuar që nga viti 1950 asnjë humbje. E mbiquajtur hungarezët “Araniskapt” (skuadër e artë), zbriti në stadiumet e Zvicrës, për të dëshmuar se “vezullimi i artë i saj do t’i lëbyrte kundërshtarët”. Dhe vërtet kështu ndodhi në këtë botëror të zhvilluar më 1954. Për herë të parë në një veprimtari të tillë u arrit që të katër grupet të plotësoheshin me nga 4 skuadra, të cilat do të ndesheshin me sistem rrethi midis tyre dhe dy të parat e çdo grupi do të kalonin në fazën e çerekfinaleve që do të luhej me sistem mënjanimi.
Edhe ky botëror zhvillohej në një klimë të acartë politike:Kur flakët e luftës ishin shuar në Kore,kishte shpërthyer në Vietnam,ku në betejën e Dien Bien Fusë ushtria franceze pësoi disfatë të plotë dhe pas 80 vjet pushtimi kolonial u largua nga Vietnami,i cili, sidoqoftë, u nda në paralelin e 17 ne dy pjesë:Vietnami i Veriut, i kontrolluar nga komunistët dhe i Jugut nën ndikimin amerikan...
Por e papritura më e madhe e këtij botërori ishte shfaqja e kamerave televizive që u dha mundësi miliona shikuesve të ndiqnin për herë të parë një ngjarje kaq të madhe sportive nga shtëpitë e tyre.
“Që Hungaria ishte favoritja e parë e këtij botërori, - më thoshte komentatori i njohur italian, Nando Martelini gjatë bisedës sonë të gjatë në Radio “Dimensione Suono” në Romë, këtë e dëshmoi fitorja e saj e bujshme në nëntor të vitit 1953 në stadiumin “Uembli” të Londrës kundër përfaqësues angleze 6-3 , e cila pas 90 vjetësh pasonte humbjen e parë në këtë stadium legjendar. Por mbi të gjitha fitorja e dytë,këtë radhe 7-1 në Budapest”.
Ndonëse 15-vjeçar, së bashku më bashkëmoshatarë të mi i kam parë dokumentarët hungarezë që u kushtoheshin këtyre dy ndeshjeve që tronditën botën e futbollit dhe bashkë me të autoritetin e futbollit konservativ anglez.
E vërteta është se meqë në botëror nuk merrte pjesë Bashkimi Sovjetik, njoftimet rreth tij në shtyp ishin të kufizuara, bile edhe në gazetën “Sporti Popullor”,aq më tepër që ajo dilte si edhe shumë vjet më vonë një herë në javë. Nuk dija italisht dhe si pasojë ende nuk kisha nisur të dëgjoja transmetimet e ndeshjeve të futbollit nga RAI.. Mirëpo fitoret e Hungarisë që ishte vend komunist, për më tepër i drejtuar nga stalinisti i tërbuar, Matias Rakoshi, që më 1956 gjatë revolucionit hungarez, i quajtur atëherë kundërrevolucion, ia mbathi në Moskë, filluan të njoftoheshin, ndonëse shkurtimisht në gazetat e përditshme “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi”. Në grupin II: Hungari-Kore e Jugut 9-0, Hungari-RF Gjermane 8-3. Hungaria është e para në grup me 4 pikë, por për vendin e dytë zhvillohet një ndeshje suplementare midis turqve dhe gjermano-perëndimorëve, të cilën të parët si të bënin një shëtitje turistike e fitojnë 7-2.
Në grupet e tjera fituese janë Brazili dhe Jugosllavia, që lenë pas Francën dhe Meksikën, Uruguai dhe Austria që mënjanojnë Çekosllovakinë dhe Skocinë, Anglia dhe Zvicra që këputën çdo shpresë të Italisë dhe Belgjikës.
“Ishte dyta herë që ‘axurrët’ ,pas dështimit më 1950, kur mundën nga Suedia, pësonin po të njëjtin fat në botërorin zviceran,-vazhdoi bisedën Nando Martelini.- Po duhet pohuar se nëpër fushat italiane të futbollit ende nuk po dukeshin futbollistë të talentuar që të zëvendësonin ata që kishin humbur më 1949 jetën në katastrofën ajrore te Supergës pranë Torinos.”
Në takimin e parë çerekfinale, Brazil-Hungari ka me të vërtetë pasazhe virtuoze por edhe skena që pak ndryshojnë nga ndeshjet e mundjes. Gjyqtari anglez Elis dëbon nga fusha hungarezen Bozhik dhe brazilianin Nilton Santos. Pastaj dënon të dyja skuadrat me nga 11-metërsh që shndërrohen në gola. Hungarezët fitojnë 4-2, me shtesë loje,por beteja e nisur në fushë bëhet edhe më e ashpër jashtë saj. Madje Pushkashi që në këtë ndeshje nuk luan, i bën shenjë trajnerit brazilian, Moreira duke i lënë të nënkuptojë se brazilianët janë mushka shkelmhedhëse. Moreirës i bëhen qimet drizë dhe i sulet Pushkashit, madje përleshet edhe me ministrin hungarez të sporteve, Sebesh. Vetëm ndërhyrja e policisë ul gjakrat.
Ky botëror dëshmoi edhe një herë se anglezët, që kishin shpikur futbollin, kishin nevojë jo të jepnin mësime por të...mësonin për derisa u mundën nga Uruguai 4-2.
Në gjysmëfinalen tjetër Hungaria ka përpara pikërisht këtë gjigant jugamerikan, i cili ka ardhur për herë të parë në një botëror europian që të tregojë se jo më kot ka fituar më 1950 kupën duke mposhtur Brazilin dhe ku, mu në shtëpinë e vet!...Por uragani hungarez nuk ndalet as edhe në këtë ndeshje ku për të përcaktuar fituesen duhen përsëri 30 minuta shtesë. Përsëri 4-2 për Pushkashin me shokë.
Ndërkohë Gjermania, ndonëse jo pa vështirësi, mund së pari Jugosllavinë 2-0 pastaj shpartallon 6-1 Austrinë dhe ndodhet në finale më Hungarinë,që zhvillohet më 4 korrik të vitit 1954.
Ato ditë ne, nxënësit e vitit të tretë të gjimnazit “Qemal Stafa” sapo kishim filluar një aksion njëmujor rinie që bëhej në fushat e fermës së Kamzës. Siç thashë më sipër, këtë Botëror e ndiqnim vetëm nga lajmet e “Zërit të Popullit”, gazetë që e lexonte për ditë komandanti i aksionit një riosh që ishte komunist i flaktë. Dhe i quante fitoret e Hungarisë fitore të kampit socialist kundër kampit kapitalist. Mirëpo, kur lexoi në gazetë se Hungaria ishte mundur nga Gjermania Perëndimore sa nuk ulëriti tërë pezm. Po këtu ndodhi e papritura. Një shok yni, biri i një profesori të nderuar matematike, po që ishte burgosur disa vjet më parë e pastaj kishte dalë i pafajshëm, brohoriti për fitoren e gjermanëve.
“Pra, ti je me revanshistët gjermanë?! –iu kërcënua komandanti. U krijua një gjendje e nderë, se çështja u fut në... politikë, bile me zarar. Por shoku ynë,pa iu dridhur qerpiku, ia priti: “Unë jam tifoz i skuadrës dhe jo i revanshistëve” - siç quheshin qeveritarët t e atëhershëm gjermanoperendimorë dhe sidomos kancelari i tyre, Adenauer. Me kaq ky problem u mbyll.”
Edhe sot e kësaj dite diskutohet për këtë humbje të beftë të Hungarisë që duhej ta fitonte këtë botëror, se me të vërtetë ishte skuadra më i mirë e atyre viteve, me 26 fitore radhazi. Për më tepër që hungarezët udhëhiqnin në dhjetë minutat e para 2-0, më gola të Pushkashit dhe Ciborit. Pritej kështu një goleadë si në takimin e parë në grup, ku hungarezët kishin dërmuar kundërshtarët 8-3. Por trajneri Herberger, kishte marrë masa :Librihu mbulonte Pushkashin, Ekeli Hidegkutin. Për më tepër Pushkashi ishte ende i dëmtuar dhe me kokëfortësi kërkoi të luante në këtë finale. Si pasojë e udhëzimeve të rrufeshme të Herbergerit, djemtë e tij barazuan. Kështu pjesa e parë u mbyll 2-2. U duk se loja lëkundej drejt barazimit, për të kaluar në shtesë që do të ishte vdekjeprurëse për Hungarinë e sfilitur. Por gjysma e dytë e kësaj pjese ishte e tëra e markës gjermanoperendimore, ku shquhen dy vëllezërit Fric dhe Oto Valter. Dhe pikërisht në gjashtë minutat e fundit ishte Rani ai që iu dha atyre atë që quhet “colpo di grazia”, (goditje e fundit), duke i sjellë Gjermanisë Perëndimore fitoren e Kupës së Botës.
Pas takimit Pushkashi me shokë u ankuan për gjykim të njëanshëm, aq më tepër për një gol në fund të lojës që u quajt i pavlefshëm për jashtëlojë. Dhe i tillë ishte... Madje gjermanoperëndimorët u akuzuan për përdorim droge. Por nga Gjermania erdhi përgjigje qetësues. Ishte fjala për një epatit viral, sëmundje ngjitëse, që kishte prekur disa futbollistë gjatë qëndrimit në Zvicër dhe që vazhdoi më pas duke i detyruar ata që të kuroheshin me ilaçe.
“Sidoqoftë, Hungaria ishte fituese morale e këtij kampionati,-më vuri në dukje gjatë bisedës Martelini. Të mos harrojmë se në çerekfinale dhe gjysmëfinale me kundër Brazilit dhe Uruguat hungarezët ec tensionit dramatik të krijuar në fushë, u detyruan të zhvillonin dy shtesa pra një orë lojë më shumë se gjermanët të cilat i rraskapitën fizikisht,kurse kundërshtarët e patën më të lehtë me Jugosllavinë dhe Uruguain.
Megjithatë, fituesi nuk gjykohet”.
Nga rezultatet e fazës finale:
Për vendin e tretë
Austri-Uruguai 3-1
Finale
RF Gjermani-Hungari 3-2
RF.Gjermane: Turek, Posipal, Kolmajer, Ekel, Librih, Mas, Ran, Morlok, Shjefer, F.Valter, O.Valter, Shefer
Hungaria: Grosic, Buzanski, Lantosh, Bozhik, Lorant, Zakariash, Cibor, Kocish, Higdegkuti, Pushkash, Tot.
Gjyqtar: Ling (Angli)
25 Maj 2010