Gjykata e Larte rikthen dosjen "Tufa" ne Shkallen e Pare
Tirane- Rikthehet per gjykim ceshtja e Lavderim Tufes i akuzuar per vrasjen e Mirit te Xhikes. Gjykata e Larte ka rrezuar revokimin e vendimit te bere nga ana e prokurorise, ndersa ka vendosur qe dosja e Tufes duhet te gjykohet nga Gjykata e Tiranes dhe jo nga ajo e Krimeve te Renda. Sipas vendimit te marre nga kolegji penal, Gjykata e Krimeve te Renda nuk ka qene kompetente per gjykimin e asaj dosjeje. Ne ditet ne vazhdim pritet qe te hidhet ne shortin elektronik dosja e Tufes, ndersa avokati pritet te dorezoje nje kerkese per lirimin e klientit te tij, per shkak te mbarimit te afateve te paraburgimit. Lavderim Tufa u denua me burgim perjete per ngjarjen e bujshme ne Lunder te Tiranes, ku mbeti i vrare Fatmir Rama apo i njohur si Miri i Xhikes, Julian Durishti dhe Kristaq Cami. Ngjarja ndodhi me 23 mars te vitit 2003, rreth ores 19:50. Fatmir Rama u ekzekutua ne lokalin e tij "Kartodrom 2000", teksa ndodhej ne shoqerine e tre miqve te tij, duke ndjekur ndeshjen Shqiperi-Rusi. Persona te maskuar dhe te armatosur me "Kallashnikov" qelluan me bresheri ndaj Rames, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Plumbat kane kapur edhe miqte e "Mirit te Xhikes", Julian Durishti dhe Kritaq Camin. I vetmi qe reagoi ndaj atentatoreve ishte Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Rames, i cili qelloi me pistolete drejt atentatoreve, duke plagosur njerin prej tyre.
Provat
Prova qe e implikon Lavderim Tufen ishte perputhja rreth 70% e ADN-se se tij me nje fije floku, qe u gjet ne masken e hedhur nga njeri prej atentatoreve. ADN-ja e Tufes, u be ne Itali e me pas u konfirmua edhe nga specialistet me te mire anglez.
Provat
Prova qe e implikon Lavderim Tufen ishte perputhja rreth 70% e ADN-se se tij me nje fije floku, qe u gjet ne masken e hedhur nga njeri prej atentatoreve. ADN-ja e Tufes, u be ne Itali e me pas u konfirmua edhe nga specialistet me te mire anglez.