E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse kam frike te paguaje gjoben?

Drejtuesja e nje automjeti Fatjona.M, tregon per KJ, rastin e shkeljes flagrante te detyres nga punonjes te qarkullimit rrugor ne Tirane. Shkova ne komisariatin e policise rrugore ne Tirane prane Kinostudios, per te paguar nje gjobe karrotreci, Ne momentin e verifikimit te targes se makines TR 3554 S, punonjesja me komunikon se kisha dy gjoba per te paguar. Ajo me tregoi qe gjoba e dyte ishte marre ne Tirane, ne muajin korrik, me vlere 1000 leke dhe emrin e policit, i cili kishte firmosur gjoben. Por une nuk kisha ndalim policie ne ate muaj dhe aq me shume nje mandat ne dore ne lidhje me gjoben e komunikuar nga punonjesja. Kuptova se edhe nese insistoja te kerkoja arsyen, gjoba dhe ishte prere dhe s'kisha asnje mundesi per t'u ankuar. Por surpriza vazhdonte pasi ajo gjobe mbante mbi vete nje kamate prej 500 lekesh. Tashme me ka zene frika te shkoje te paguaje gjobat te cilat jane ligjore. Frika ime lidhet me faktin se ne targen time, mund te jene regjistruar gjoba shtese pa dijenine time, te cilat perseri do detyrohem t'i paguaje per shkak te mungeses se nje vendi se ku mund te ankohem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›