E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdheri i Burgajt: Asnje gjobe ne xham

Tirane-Drejtori i sapoemeruar i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, urdheron shefat e qarkullimit rrugor dhe nepermjet tyre te gjithe efektivet e ketij sherbimi, qe ketej e tutje drejtuesve te automjeteve nuk do t'u vendoset asnje gjobe ne xhamin e makines pa prezencen e tyre. Lenia e mandatit te gjobes nga ana e policeve rrugore ne xhamin e makines, ishte kthyer ne nje shqetesim serioz per shoferet, te cilet e merrnin fleten poshte fshireses se xhamit, pa marre asnje shpjegim per arsyen e venies. Ne rastin me te keq, ka pasur raste te gjobevenies edhe pa marre ne dore mandatin dhe kete e mesonin kohe me pas, kur shkonin te paguanin nje gjobe tjeter. Urdherin e ri drejtori Burgaj, ia ka komunikuar vartesve te tij, gjate mbledhjes se zhvilluar ne Drejtorine e Policise se Shtetit, te premten ne mesdite. Ne kete takim kane qene prezent te gjithe drejtuesit dhe shefat e policise rrugore te 12 qarqeve te vendit. Vec te tjerash ata kane raportuar edhe per punen e tyre te kryer gjate ketyre muajve. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se efektiveve te qarkullimit rrugor u eshte kerkuar forcimi i masave dhe kontrollit ne rruge, per parandalimin e aksidenteve. Qellimi i kesaj mbledhjeje ka qene permiresimi i punes se policise rrugore ne te gjitha qarqet e vendit. Drejtori Burgaj, ka dhene urdher gjithashtu qe te gjithe pa perjashtim duhet te zbatojne me rigorozitet ligjin dhe te mos abuzojne me detyren. Sipas tij, eshte e pafalshme per nje punonjes policie, te toleroje shkelesit e kodit rrugor. Burgaj ka paralajmeruar prere se do te merren masa dhe do ndeshkohen te gjithe ata punonjes policie, qe do te tolerojne drejtuesit e makinave te kalojne ne rruge me semafor te kuq, apo qe nuk respektojne limitin e shpejtesise ne rruget urbane dhe interurbane. Kjo ishte mbledhja e pare pas marrjes se detyres, e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit , Hysni Burgaj, me shefat e policise ne rang qarqesh. Pak dite me pare, Burgaj vendosi te kryeje 21 emerime te reja tek drejtuesit e policise ne qarqe, me qellim permiresimin e punes ne Policine e Shtetit.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›