E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te pathenat e 7x7"

INTERVISTA/ Gazetari Agron Bala flet per formatin e tij "7X7" ne Televizioni Publik Shqiptar, nje dite para se te jete ne transmetim, emisioni i 100-te

Perse i keni ofruar shikuesit kete format?

Cdo gazetar gjen nje forme te vecante per te komunikuar me publikun. Sipas vokacionit te tij, prirjeve dhe aftesive te tij, ai kerkon nje strukture ku te shfaqe profesionalisht veten dhe te terheqe maksimalisht vemendjen e shikuesit. Cdo teleshikues ka sot ne dore nje telekomande, e cila ne cast i ofron nje shumesi mundesish per te pare ne te njejten kohe. Nese ti "e detyron" te ndaloje tek ajo qe i propozon atehere ke gjetur materien dhe formen e duhur per te. Ndaj cdo projekt sillet per nje kohe te gjate ne mendjen e gazetarit, derisa gjen hapesiren dhe kohen e duhur per t'ia ofruar publikut. Perse kam zgjedhur kete format? Sepse eshte nje strukture, e cila i ofron atij problematiken qe e prek drejtperdrejt dhe qe i jep atij maksimumin e informacionit per ate problematike. Eshte nje program qe endet mes informacionit, debatit dhe show-ut.

Perse keni zgjedhur nje format me kaq shume te ftuar? Jane 7 te ftuar per nje program 90 minutash...?

Nga studimet per mediat vizive, del qe ne gazetaret shqiptare e shperdorojme kohen televizive, duke i dhene hapesira te medha te ftuarve. Por kjo ka nje te keqe te madhe: perseriten te njejtat figura nga njeri ekran ne tjetrin dhe koha qe konsumojne ata neper ekrane eshte kthyer ne vuajtje per shikuesin. Nje njeri qe nuk thote per 10-15 minuta ate qe ka per te thene, nuk mund ta thote edhe per nje ore. Nga ana tjeter, qendrimi i nje portreti ne ekran per me shume se 10-15 minuta kthehet ne bezdi. Ndaj, per te fituar kohe televizive dhe per te hequr monotonine e imazhit, une e kam thyer programin ne 7 tema me 7 te ftuar te ndryshem. Mendoj se kjo i ka dhene atij dinamizmin e duhur dhe e terheq shikuesin.

Cilen audience keni dashur te terhiqni me kete program?

Duke qene nje program i palimituar ne tema dhe ne te ftuar, detyrimisht 7x7 nuk ka nje audience te percaktuar sakte nga pikepamja e moshes dhe e gjeografise. Por une, kam tentuar te terheq jo aq shume vemendjen e audiences nga pikepamja sasiore se sa nga pikepamja cilesore. Do te thote se kam tentuar te terheq vemendjen e atyre shikuesve qe kane nje nivel te ngritur kulturor apo profesional. Sa ia kam arritur? Kjo eshte nje pyetje qe nuk mund t'i pergjigjem une. Por testime kam bere dhe me kane rezultuar te suksesshme.

Sa i kenaqur profesionalisht jeni me keto 100 programe?

Shpeshhere ne gazetareve na ndodhin disa paradokse. Kur pretendojme qe te kemi nje program te mire, qe terheq vemendje nga te ftuarit apo ngjarjet qe do te trajtojme, pikerisht atehere nuk kemi ndonje rezultat kushedi se cfare. Por ka ndodhur disa here edhe e kunderta. Kur nga nje program rutine kemi realizuar nje performance te shkelqyer. Puna ne televizion eshte nje pune kolektive, ku nuk duhet te caloje asnje hallke. Pra jane nje teresi faktoresh qe ndikojne ne realizimin profesional te nje gazetari. Natyrisht nje i ftuar i vecante sjell edhe mobilizimin e tij, ashtu si nje i ftuar tjeter nuk te frymezon fare per te vazhduar programin. Por vete formati te jep mundesi qe ne 7 temat qe trajton dhe ne 7 te ftuarit qe flasin per to, te ndryshoje edhe performanca e gazetarit. Pergjithesisht jam i kenaqur me realizimin e ketij programi. Kryesorja: I kam shpetuar uniformitetit dhe te zakonshmes.

Cfare mund te veconit nga 100 programet e 7x7?

Ne 100 programe ka nje pafundesi ngjarjesh qe ndodhin qofte brenda realizimit, qofte jashte tij. Natyrisht cdo gazetar e ka mendjen e "fjetur" nese ka gjetur personazhet. Por, deri ne castin qe ai u thote shikuesve se ky ishte programi i radhes dhe i uron ata "naten e mire", ate e shoqerojne te papritura te pafundme. Vecanerisht ne nje transmetim te drejtperdrejte, sic eshte 7x7. Kam pasur raste qe nje te ftuari i ka rene te fiket sapo u ul ne tavoline perballe meje; te nje tjetri qe e derguam ne spital sepse shpertheu ne gjak sapo hapi gojen; te nje zonje qe i hipi e qeshura dhe nuk fliste dot; te Masimo Ranierit qe befas u ngrit nga tavolina dhe filloi te kendonte live ne studio; te nje Komisioneri te BE-se qe ishte per pak duke u rrezuar ngaqe u ngaterrua me kabllon e kufjeve etj. Por, vec ketyre te papriturave, dua te them se e vecanta e programit tim eshte se ne studio kane qene mysafire mbi 500 personazhe, nga fusha te ndryshme, qe realisht kane qene pjesa kryesore e suksesit te tij. Ne 7x7 kane pare driten e ekranit figura te shquara te shkences, politikes, artit, sportit, etj. 7x7 u ka dhene mundesine atyre te kontribuojne ne zbulimin dhe interpretimin e ngjarjeve me te rendesishme qe kane ndodhur ne Shqiperi keta tre vitet e fundit.

Perse keni zgjedhur TVSH-ne per ta realizuar kete program dhe sa i lire keni qene te ushtroni plotesisht lirine tuaj profesionale ?

Pavaresisht se shume njerez e anatemojne TVSH-ne, te gjithe ata e kane te regjistruar ne numrin 1 te telekomandes se tyre. TVSH ka qene, eshte dhe do te ngelet nje ikone e ekraneve shqiptare. Mua me vjen keq qe arsyet politike kane erresuar arsyet profesionale te ketij ekrani. Kam zgjedhur une TVSH por edhe me ka zgjedhur ai mua. Sapo kam lene bangot e universitetit kam pasur fatin te jem emeruar ne kete institucion, qe per mua, ashtu si edhe per qindra te tjere, ka qene universiteti i vertete profesional. Pas nje endjeje disa vjecare si gazetar, i jam rikthyer atij, jo per nostalgji, por per mundesite qe me ka ofruar. Ndaj gjej rastin te falenderoj drejtuesit e tij per mbeshtetjen dhe besimin qe paten tek une. Sa i perket pjeses tjeter te pyetjes, mendoj se ne te gjithe punen time disa vjecare me programin 7x7, nuk kam pasur asnje presion, imponim apo censure nga askush. Ne studion e 7x7 kane hyre te gjithe politikanet shqiptare, pa dallime partiake apo profilesh. Nuk eshte paragjykuar askush dhe nuk eshte ndaluar askush te shfaqe mendimin e tij. Madje, ka pasur raste qe i kam ftuar ne programin tim pikerisht ata politikane qe kane anatemuar me se shumti TVSH-ne, duke ua krijuar mundesine te shfaqin edhe ne studiot e tij kontestimin e tyre. Per mua eshte nje shans qe ky ekran vazhdon te me besoje dhe te me jape mundesine te vazhdoj punen time.

Sa jetegjate do te jete 7x7?

Nga formati ai mund te vazhdoje pafund. Ngjarje do te kete gjithnje dhe protagoniste te tyre po ashtu. Por, nje format duhet t'u shpetoje dy kercenimeve: monotonise dhe perseritjes. Ne kete moment ai nuk ka arsye te ekzistoje me. Mendoj se 7x7 do te vazhdoje edhe disa vite, natyrisht duke nderruar here pas here formen e tij, por duke qendruar i njejte ne thelbin e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›