E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë shpall proceset civile dhe penale që do të gjykohen gjatë muajit maj



Laureta Rryçi
Gjykata e Lartë ka shpallur të gjitha proceset penale dhe civile që do të gjykohen gjatë muajit maj. Gazeta “Albania” iu vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve që janë në pritje të datës së procesit në këtë Gjykatë. Si procedurë pune, kolegjet shpallin ditën e procesit disa ditë para se të zhvillohet ajo në mënyrë që palët të kenë mundësi të jenë të pranishëm në datën e caktuar. Dosja e çështjes qysh në momentin e ardhjes në Gjykatën e Lartë regjistrohet nga punonjësit e Zyrës së Regjistrimit në sistemin përkatës dhe sapo hidhen të dhënat (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët ndërgjyqëse, vendimet e mëparshme të dhëna nga gjykatat, etj.) sistemi i vendos çështjes automatikisht një numër dhe ia cakton këtë çështje gjyqtarit përkatës në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, pra duke realizuar që në këtë moment shortin e pare (dhomë këshillimi). Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar. Në rastin kur gjyqtari dhe ndihmësi ligjor përkatës paraqesin kërkesë me shkrim sipas ligjit për heqje dore nga kjo çështje, bëhet përsëri shorti elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme nga sistemi. Procedura e mësipërme zbatohet edhe për çështjet civile që kalojnë për gjykim. Me marrjen e vendimit nga trupi gjykues në dhomë këshillimi kryhet shorti dytë elektronik. Dosjet me vendimin përkatës të kolegjit seleksionues, ndihmësi ligjor ia kalon Sektorit të Regjistrimit kur çështja kalon për gjykim dhe Sektorit të Sekretarisë, kur është vendosur mospranimi i rekursit (që të kryhen procedurat e nevojshme për kthimin e dosjes).
Nëqoftëse është vendosur mospranimi i çështjes dosja i kthehet gjykatës përkatëse.

12 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›