E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: GJND-ja nuk do të jetë fundi i luftës së Serbisë

Sipas tij, mendimi i GJND-së do të jetë edhe vërejtje për ata në Prishtinë të cilët kanë menduar se me aktin e njëanshëm mund t’i ndryshojnë normat e të drejtës ndërkombëtare.Jeremiç pohoi se “kjo nuk do të jetë faza e fundit e luftës së Serbisë, sepse gjykata do t’ia dërgojë mendimin Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shqyrtim, kurse beteja për shumicën në institucionin e njëjtë do të jetë shumë më e vështirë, madje më e vështirë se ato të deritashmet”.

Prandaj ai pret trysni dhe propagandë ndaj Serbisë për të hequr dorë. “Por shteti do ta ruajë urtësinë dhe do të vazhdojë rrugën që ka nisur, e kjo është rruga paqedashëse dhe e luftës diplomatike, e armatosur me të drejtën ndërkombëtare për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për arritjen e zgjidhjes me kompromis për statusin ardhshëm të Kosovës”, theksoi kryediplomati serb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›