Gjykata e Tiranës i fal Sokol Koçiut 2 vite burg
Pas 10 vitesh, ish-oficeri lë qelinë për arsye shëndetësore. Gjyqtari i çështjes i dha dje lirinë me kusht që mos përzihej më në vepra penale
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Tiranës i ka falur dje plot 2 vite burg Sokol Koçiut. Vendimi i gjyqtarit Arben Micko ka qenë pro kërkesës së të dënuarit duke i dhuruar lirinë me kusht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Koçiu prej disa kohësh kishte lënë qelitë e sigurisë së lartë duke u transferuar në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai vuajti 10 vite burg nga dënimi i dhënë po nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Koçiu nga oficer shumë i lartë i policisë së shtetit të aso kohe u prangos si një nga anëtarët e dosjes “Kokaina”.
Kërkesa
Përveçse një i dënuar me sjellje të mirë, Koçiu brenda qelive të burgut ishte dhe njohës shumë i mirë i ligjeve të cilat jo pak herë i ka përdoru në favor të pozicionit të tij. Sa kohë që ishte në një burg të sigurisë së lartë, në atë të Peqinit, Koçiu i drejtohej gjykatës për të përfituar 90 ditë burg ulje dënimi. Pas përfitimeve të shumta të këtyre uljeve, atij i mbetën pak vite burg duke u transferuar kështu në një burg të sigurisë së zakonshme në atë të Vaqarrit.
Dosja
Sokol Koçiu, është një nga të pandehurit e çështjes “Kokaina”. Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 12 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike” dhe "pjesëmarrjes në organizatë kriminale". Ish- oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Koçiu, vuajti në burg pjesën më të madhe të dënimit, ndërsa i kishin mbetur afro 2 vjet të tjera burgim. Dosja “Kokaina” u cilësua si nga më të bujshmet në vitet 2000 për shkak të numrit të të arrestuarve dhe sasisë së drogës së ndaluar. Sokol Koçiu, ish-kreu i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, u prangos më dy shkurt 2001 në kuadër të operacionit “Kokaina”. Në prill të vitit 2003 ai u dënua me 15 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, vendim të cilin Apeli e la në fuqi në dhjetor të atij viti. Më pas, Gjykata e Lartë duke argumentuar se në proces nuk kishte shkelje procedurale, refuzoi ta shqyrtonte rekursin e të pandehurve. Në fund të vitit 2005, Gjykata Kushtetuese evidentoi shkelje të Kushtetutës dhe riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë në bazë të detyrave të lëna nga Kushtetuesja iu hoqi tre të pandehurve Frederik Durda, Arben Përballa dhe Sokol Koçiu, akuzën e “drejtimit dhe përfshirjes në organizatë kriminale”, duke u ulur edhe dënimin.
21 Maj 2009