Gjykata e Tiranës. Posti i kryetarit, gjashtë gjyqtarët që janë në garë
Pesë kandidatë janë pjesë e trupës së kësaj gjykate, nis gara duke formuar dhe grupet e tyre. Mbyllet faza e aplikimit, nis shqyrtimi i kandidaturave nëse plotësojnë kriteret
Laureta Rryçi
Tiranë - Vendi bosh i kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet ka vënë në garë disa nga gjyqtarët e kësaj gjykate. Burime pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë pohuan dje për gazetën “Albania” se për këtë post kanë aplikuar disa kandidatë. Midis tyre gjyqtarë e gjyqtare që kanë një eksperiencë të konsiderueshme në Gjyqësor. Të njëjtat burime shpjeguan se faza e aplikimit ka mbaruar për këtë post dhe për momentin këto kandidatura po shqyrtohen nga specialistët e KLD-së për të parë nëse i plotësojnë kriteret për postin e kryetarit apo jo. Edhe pse përzgjedhja do të bëhet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjithsecili prej kandidatëve ka nisur të mbledhë rreth vetes sa më shumë gjyqtarë.
Kandidatët
Ambiciet për të qenë kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës tashmë i kanë shprehur zyrtarisht gjashtë kandidatë. Pesë prej tyre janë pjesë e trupës së kësaj gjykate, ndërsa një kandidat është kryetari i Gjykatës së Dibrës. Burime pranë KLD-së shpjeguan se kandidatët që janë pjesë e gjykatës për të cilën kandidohet kanë paraqitur zyrtarisht kërkesat. Ata janë gjyqtarët Manjola Bejleri, Gerdi Hoxha, Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Petri Çomo. Ndërsa Kastriot Selita prej mëse një viti mban postin e kryetarit të Gjykatës së Dibrës dhe është kandidat që garon pothuajse për të gjitha vendet vakante në Gjykatat e kryeqytetit.
Procedura
Prej mëse një viti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëron kryetarët e gjykatave sipas një rregulloreje të re. Në këtë rregullore, që daton marsin e vitit 2008, thuhet se emërimi i kryetarit të gjykatës kryhet nëpërmjet procedurës së konkurrimit mes të paktën dy kandidatëve për pozicionin drejtues. Në procesin e përzgjedhjes mes kandidaturave konkurruese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë aplikon procedurën e prezantimit dhe intervistimit të secilit prej kandidatëve, duke u lënë në dispozicion një kohë të arsyeshme dhe të barabartë. Gjyqtari që konkurron prezanton përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në formë të përmbledhur, programin e tij për drejtimin e gjykatës dhe më pas nga anëtarët e Këshillit mund t’i drejtohen pyetje. Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për dëgjimin e gjyqtarëve, të cilët konkurrojnë mes tyre për të njëjtin pozicion, mund të zhvillohet në prani të një auditori me përfaqësues nga autoritete të pushtetit lokal pranë gjykatës ku gjyqtari konkurrent ushtron veprimtarinë, gjyqtarë të tjerë të asaj gjykate, përfaqësues të komunitetit të juristëve të zonës dhe medias. Këshillit i Lartë të Drejtësisë vendos për përzgjedhjen e kandidaturës më të përshtatshme për kryetar të gjykatës mbi votimin e argumentuar dhe të hapur të çdo anëtari dhe me shumicë votash. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë mes dy ose me shumë kandidatëve, përzgjedhja do të bëhet duke konsideruar kandidatin me kritere vlerësimi më të larta. Vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimin e kryetarit të gjykatës duhet të jetë i arsyetuar.
Kandidatët
1- Petrit Çomo aktualisht është zëvendëskryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës
2- Manjola Bejleri, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës
3- Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës
4- Ridvan Hado, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës
5- Gerd Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës
6- Kastriot Selita, kryetar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dibrës
Të dhënat dhe materialet që shërbejnë për përzgjedhjen në funksionin drejtues
Ngarkesa e punës së përballuar ndër vite, si dhe cilësia e punës së tyre
Pjesëmarrja në gjykime si anëtarë të trupit gjykues (jo si relatorë)
Sjelljet dhe rastet eventuale të pajtueshmërisë apo konfliktit të interesit
Ankesat e adresuara ndaj tyre dhe mënyra e përfundimit të trajtimit të ankesës, duke evidentuar për çdo rast përmbushjen e rregullt të detyrës nga gjyqtari, nëse ndaj tyre është kërkuar fillimi i procedimit disiplinor, nëse është marrë masë disiplinore, lloji i masës dhe koha e dhënies së saj, nëse u është tërhequr vëmendja (verbalisht ose me shkrim), si dhe nëse janë identifikuar të dhëna të vlefshme për vlerësimin profesional dhe etik të tyre
Vlerësimet profesionale të bëra për to për dy herët e fundit nga
Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Njohuritë mbi gjuhën e huaj
Problematika lidhur me çështjen e pasurive të deklaruara nga gjyqtarët kandidatë apo dhe rezultatet e kontrolleve të ushtruara lidhur me ato deklarime
Raporte të kontrolleve të përgjithshme apo tematike të ushtruara ndaj tyre apo në gjykatat ku ata kanë punuar apo punojnë, si dhe rezultatet e këtyre kontrolleve në raport me veprimtarinë e atyre gjyqtarëve
Të dhëna që disponohen nga Ministria e Drejtësisë
Opinione të marra për veprimtarinë e gjyqtarëve konkurrues nga subjektet që marrin shërbim gjyqësor në gjykatat respektive, nga përfaqësues të prokurorisë dhe avokatisë vendore
Çdo të dhënë tjetër që mund të shërbejë për vlerësime të aspektit të performancës dhe meritave të gjyqtarëve kandidatë
6.3 Identifikimi dhe mbledhja e të dhënave dhe materialeve për gjyqtarët kandidatë për kryetar në gjykata bëhet nga inspektorët e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të ngarkuar posaçërisht për këtë gjë nga zëvendëskryetari i Këshillit.
Kriteret e emërimit të kryetarit të Gjykatës
Të ketë punuar jo më pak se katër vjet si gjyqtar në gjykatat e të njëjtit nivel ose të niveleve më të larta
Të jetë vlerësuar “Shumë mirë” nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dy herët e fundit
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
Të ketë aftësi organizuese dhe menaxhuese
Të mos jetë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Nëse ndërmjet kandidatëve në konkurrim për kryetar të një gjykate asnjë prej tyre nuk plotëson kriterin e vlerësimit, për efekt të këtij kriteri do të mbahet parasysh kandidati me rezultatet më të larta dy herët e fundit të vlerësimit.
9 Mars 2009