Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve të Beratit
Lënda shpërthyese u hodh mbi tarracën e banesës së Përparim Dyrmos. Në momentin e shpërthimit, familja e oficerit të policisë po flinte
Berat – Një shpërthim i fortë ka ndodhur në mesnatë në shtëpinë e shefit të Krimeve në qytetin e Beratit dhe mendohet se gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të pozicionit të tij. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ky incident, përveçse disa dëmtimeve të vogla materiale në banesën e zyrtarit lokal të policisë.
Ngjarja
Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese është hedhur në tarracën e banesës së shefit të Krimeve në qytetin e Beratit, Përparim Dyrmo. Në momentin e shpërthimit familja e tij po flinte dhe lënda shpërthyese nuk arriti të lëndojë asnjërin prej tyre. Policia vazhdon të jetë në vendngjarje duke këqyrur të gjitha provat materiale të mundshme dhe mbledhjen e dëshmive përkatëse mbi ngjarjen, e cila tronditi qytetin e Beratit në mesnatën e së premtes. Nga të dhënat paraprake nuk dihet ende nëse lënda shpërthyese Përparim Dyrmos i është vendosur për shkak të pozicionit të punës që ka, apo për ndonjë motiv tjetër që s’ka të bëjë me të.
Policia
Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bënë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur eksploziv në shtëpinë e shefit të Krimeve të Beratit. Të dhënat paraprake nga hetimi shpjegojnë se lënda eksplozive e hedhur në banesën e shefit të Krimeve në lagjen “Uznovë” të Beratit mendohet të jetë e llojit tritol. Po ashtu burime nga grupi i hetimit saktësuan se lënda eksplozive është vendosur pak pas mesnate, ndërsa pjesëtarët e familjes ishin duke fjetur. Mësohet se familjarët janë shokuar dhe tronditur nga shpërthimi, i cili për fat të mirë ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në tarracën e banesës. Policia në vendngjarje ka nisur mbledhjen e provave, ndërsa janë ngritur postblloqe dhe patrulla për të arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje. Policia ngre si një nga pistat e hetimit atë të ndonjë hakmarrjeje të mundshme për shkak të postit që mban Dyrmo në Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti.
Itali, burg përjetë shqiptarit, vrau 4 bashkatdhetarë
Katër herë burg përjetë për shqiptarin Almir Haruni, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 shqiptarëve në dy ngjarje të ndryshme në Itali. Sipas vendimit të Gjykatës së Bergamos, dhënë pak ditë më parë, nuk ka asnjë dyshim që 32-vjeçari Almir Haruni është autori i vrasjeve të ndodhura në Osio Sotto në vitin 1998 dhe në Maresana të Italisë në vitin 2006. Viktimat janë kushërinjtë Astrit e Falmur Kolaverit, të cilët u vranë në 1998-n jashtë një lokali në Osio Sotto, si dhe Kujtim Ibaj e Florinda Mukja, dy të rinjtë që u gjetën të masakruar në një pyll të Maresanas në Ranica, në mars të 2006-s. Prokurori i çështjes Carmen Pugliese, nuk kishte pranuar asnjë lloj shfajësimi të autorit dhe kishte kërkuar 60 vjet burg, 30 për çdo vrasje, më pas kërkoi burg përjetë për Almir Harunin. Nga ana e tyre avokatët kërkuan lirimin për mungesë provash. Me këtë vendim është mbyllur procesi gjyqësor me numrin më të madh të vrasjeje që gjykatat e Bergamos kishin gjykuar deri tani.
9 Mars 2009