Përgjimet e zullumeve, që filluan me Ngjelën dhe Gazmend Dibrën
Dy përgjimet e bujshme u realizuan nga vetë aktorët protagonistë. Ndërsa skandali “Pango” erdhi si investigim i nisur nga vetë media
Habjon Hasani
Tiranë - Shumë pak njerëz mund të kishin dëgjuar me veshët e tyre një deputet të Berishës që i fliste atij pa komplekse, madje edhe duke i treguar vendin. Ishte rasti i vitit 2006, ku Spartak Ngjela gati po i ulërinte Berishës teksa ky i fundit, vetëm dy javë më vonë e “zhgradoi” nga të gjitha funksionet që mbante. Në takimin e regjistruar, përveç Berishës dhe Ngjelës, kanë qenë të pranishëm edhe Topalli, Topi, Rusmali, Beja, Bode dhe Olldashi. Nga biseda kuptohet se ka qenë në fillim kryeministri ai që e ka akuzuar Ngjelën si një njeri që ka dalë jashtë linjës së partisë. Sipas tij, ai nuk po respektonte funksionin e tij si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Berisha i ka kërkuar Ngjelës që të japë dorëheqjen me motivacionin se ai i ka kundërshtuar disa herë ligjet që priteshin të kalonin në Parlament, propozuar nga qeveria “Berisha”. Kryeministri e ka kërcënuar Ngjelën se do ta shkarkojë nga detyra e tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Ai i ka pohuar Ngjelës se do t’ia komunikojë, nëse duhet, shkarkimin. Ngjela, nga ana e tij, ka pohuar në këtë bisedë të regjistruar se disa herë e ka marrë në telefon kryeministrin për t’i thënë se ligjet e përgatitura nga këshilltarët e tij janë antikushtetues. Ai i ka thënë se edhe presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, do t’ia kthente këto nisma. Avokati i Partisë Demokratike është regjistruar duke thënë se nuk do të japë dorëheqjen dhe se Berisha nuk e shkarkon dot.
Biseda
Një nga personat e pranishëm në këtë mbledhje doli me bisedën e regjistruar në xhep dhe konflikti mori dhenë. Ekspozimi i bisedës së plotë erdhi si prova e pakundërshtueshme se për maxhorancën kishin marrë fund ditët e “qeta”. Gjatë kësaj bisede Ngjela i kërkoi Berishës që ta paraqesë në Parlament kërkesën për shkarkim. Ngjela e ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka futur tre komunistë në strukturat e Partisë Demokratike. Madje ai ka arritur deri atje sa ka thënë se ka të tillë edhe në qeveri. Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar në këtë bisedë se nuk i trembet Sali Berishës dhe akuzave të tij. Ai ka pohuar se nuk u është trembur as kërcënimeve të Enver Hoxhës shumë kohë më parë. Avokati ka pohuar se nuk jep dorëheqjen në asnjë mënyrë. Ngjela këmbënguli se ka respektuar ligjin dhe se ka bërë një vërejtje me vend. Sipas tij, ligji ka pasur shkelje të rënda të Kushtetutës. Berisha e ka kritikuar Ngjelën për largimin e tij nga Parlamenti. E ka cilësuar vendimin si përsëritje të veprës së Fatos Nanos ndaj Ilir Metës. Ngjela i ka kërkuar Berishës që të japë dorëheqjen. Sipas tij, kryeministri është i vetmi njeri që ka bllokuar të gjithë sistemin qeverisës në vend. Madje edhe sistemin ligjor dhe administrativ. “S'jap dorëheqje. Po ke shkarkim, kjo është menjëherë pas asaj, do të pres interpelancë, këto do të t'i them edhe në interpelancë... Ja, po të them që nuk ka rast në histori që kundërshtarin ta mbash në qeveri dhe liderin politik ta mbash jashtë. Vetëm ti e ke bërë këtë. Ti e ke marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtist, komunist, enverist, jeni tre komunistë në qeveri, ndërkohë që e gjithë bota thotë rishikoni komunistët. Ehu, ne të kemi toleruar shumë madje, je shumë i toleruar dhe unë kam faj që të kam toleruar”, - ka deklaruar Ngjela në këtë bisedë të përgjuar.
Albatros
Një tjetër përgjim i shumëpërfolur ka qenë ai i skandalit “Albatros”, ku të afërm të ish-presidentit Moisiu ishin në presion nga ish-drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, i cili kërkonte shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku në këmbim të “rehatisë” së biznesit të njerëzve të presidentit. Kjo bisedë telefonike e regjistruar në një kasetë audio, sipas përfaqësuesve të “Albatros”-it, vërtetonte presionin që i bëhej nipit të presidentit në mënyrë që ai të ndërhynte për firmosjen e shkarkimit të kryeprokurorit Sollaku, shkresë kjo që ndodhet në tryezën e Moisiut. E pavarësisht kësaj prove materiale, kreu i Aviacionit Civil ka deklaruar se prova të tilla le t‘i dorëzohen Prokurorisë. “Këto nuk janë të vërteta, është vetëm një presion që bëhet ndaj personit tim”, - ka thënë Dibra. Gjithashtu, kundërshtitë e Dibrës qëndrojnë edhe në motivin e vërtetë të pezullimit të kompanisë “Albatros”. Prej kësaj drejtorie, në një hark kohor prej 5 ditësh kanë dalë 3 variante të ndryshme lidhur me këtë veprim. I pari ka qenë pezullimi për shkak të një borxhi që kompania “Albatros” i ka “Albtransportit”, më pas motivacioni u ndryshua për shkaqe teknike dhe varianti i tretë ishte për mospërmbushje të standardeve të kërkuara. Të gjitha këto pretendime kompania “Albatros” i hodhi poshtë me argumente dhe shkresa të firmosura nga ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha dhe vetë ish-kreu i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, të cilat janë botuar të plota edhe në mediat e asaj kohe. Dibra ka deklaruar asokohe se janë shkresa të ndryshme, por arsyeja e bllokimit është vetëm për shkak të mosshlyerjes së debitit. Ndërkohë që në listën e mosshlyerjes së detyrimeve janë edhe kompani të tjera ajrore, por Dibra e ka sqaruar këtë fakt duke thënë se ata nuk e kanë pranuar borxhin, ndërsa “Albatros” është i vetëdijshëm për shumën që nuk i ka paguar aeroportit. Ndërkohë që përfaqësuesit e “Albatros”-it kanë sqaruar se ata nuk janë njoftuar me asnjë shkresë zyrtare as një javë më parë, sikurse janë rregullat ligjore, as më datë 1 shtator, kur pezullimi u bë faktik.
Berisha: “Ngjela, je i shkarkuar!” Ngjela: “Ku pyes unë për shkarkimet e tua”
Ngjela – S’jap dorëheqjen.
Berisha - Po s’dhe dorëheqjen, je i shkarkuar.
Ngjela - E si do të më shkarkosh?
Berisha - Të komunikoj shkarkimin.
Ngjela - Hidhe në votë.
Berisha - Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhet në sallë ajo, nuk më shkarkon dot njeri mua.
Berisha - Je i komunikuar.
Ngjela – Ore, zotëri, më ke marrë mua, më ke nxjerrë në elitën e partisë me punistin këtu, e ke marrë këtë në koalicion, njeriun më komunist në Shqipëri.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Po s’shkarkohem unë.
Berisha - Shko me Nikoll Lesin ti.
Ngjela – Jo, jo me Nikoll Lesin. E di mirë ti, e di mirë ti, kush më ka denoncuar mua, prandaj lëri këto muhabete.
Berisha - Je i shkarkuar. Mbaje mend këtë.
Ngjela - Po nuk më shkarkon dot ti mua ore zotëri. Nuk ka zot në botë që në sistemin tim të më shkarkojë mua. Ky s'është sistemi yt. Jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen, se ti ke bllokuar edhe tregun, edhe shtetin. Je i bllokuar krejtësisht, lëre atë shkarkim.
Berisha - Je i shkarkuar dhe po ta them unë ... dhe e dyta, je i pezulluar që sot si sekretar për Marrëdhëniet Publike në PD.
Ngjela – S’çaj kokë fare për këtë. Mbaji vëth në vesh këto që të them unë. Nuk më njeh mua ti. Nuk kam bërë tri orë arrest unë, kam bërë 13 vjet arrest, ore zotëri, jo tri orë. Unë kujtova se ti kishe ardhur të diskutoje.
Berisha- Të nxjerr nga grupi.
Ngjela- Po ku pyes unë për shkarkime.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Por lëre more se është politik. Unë jam deputet, kam marrë vota. Hidhe në sallë, kjo është gjuha që unë do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - Hidhe në sallë, në Parlament, kjo është gjuha që do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - S'jap dorëheqje. Po ke shkarkim, kjo është menjëherë pas asaj, do të pres interpelancë, këto do të t'i them edhe në interpelancë ... Ja, po të them që nuk ka rast në histori që kundërshtarin ta mbash në qeveri dhe liderin politik ta mbash jashtë. Vetëm ti e ke bërë këtë. Ti e ke marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtist, komunist, enverist, jeni tre komunistë në qeveri, ndërkohë që e gjithë bota thotë rishikoni komunistët. Ehu, ne të kemi toleruar shumë madje, je shumë i toleruar dhe unë kam faj që të kam toleruar.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhe në sallë, ke betejë të gjatë në sallë, patjetër.
Berisha – Po, në sallë.
Ngjela – Pse, çfarë kujton ti se jam vetëm unë? Më kujton vetëm ti?
Berisha - Vetëm je.
Ngjela - Po unë nuk kam pyetur për dishepullin tënd. Unë nuk kam pyetur për idhullin tënd. Unë kam akuzuar Enver Hoxhën për tradhti kombëtare në sallë. T’i ka treguar të gjitha ai Bujar Rama, që ma vije mbrapa, që m’u rrëfye mua atje? S'e çaj kokën fare unë për atë. Ku pyes unë për ata, mor zotëri.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela – Absolutisht, s'jap dorëheqjen unë. Hidhe në sallë, bëj çfarë të duash.
Berisha – Dakord.
Ngjela – Je mësuar me këta kristianët që i bie në një faqe dhe të kthejnë faqen tjetër. Unë jam me moral hebraik. Me mua s'ka, dhëmbë për dhëmbë.
9 Mars 2009