Vrau ish-policin, 7 vjet burg per efektivin e FNSH-se
Tirane- Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje, shpalljen fajtor dhe denimin me 7 vjet e 6 muaj burg, per ish-efektivin e Forcave Speciale, Kastriot Stojanin te akuzuar per vepren penale te vrasjes. Perfaqesuesi i akuzes gjate konkluzioneve te tij perfundimtare, ka shpjeguar se i pandehuri e kishte pranuar krimin e kryer, si dhe ishte dorezuar vete ne polici. Prokurori ka shpjeguar se, i pandehuri kishte shpjeguar se e kishte goditur viktimen Muharrem Liten, ne gjaknxehtesi e siper. "Me thirren te qetesoja situaten, pasi Muharrem Lita, kishte humbur parate ne loje dhe po shkaterronte makinerite. U perpoqa ta qetesoja deri sa e binda. Por sapo doli jashte ai nisi serish te behej agresiv duke thyer edhe xhamin e deres kryesore dhe mua nisi te me shante. Ne grindje e siper ai nisi te me gjuante, ndersa une ne gjaknxehtesi nxora pistoleten dhe e qellova", mesohet te kete deklaruar gjate hetimeve paraprake. Ngjarja per te cilen akuzohet Stojani ka ndodhur me 26 shtator te vitit te kaluar, ne kazinone "Admiral Club", prane stacionit te trenit. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se 40-vjecari Lita, diten e ngjarjes ka qene duke luajtur ne kazino, ku kishte humbur nje sasi te konsiderueshme parash. Pasi ka humbur te gjithe parate Lita, mesohet te kete nisur te grindet me punonjesit e kazinose dhe te godase e te thyeje makinat elektronike. Punonjesit e kazinose, sipas akuzes, kane lajmeruar menjehere personat e punesuar, per te kryer ruajtjen fizike te objektit, te cilet ishin punonjes policie. Pjese e ketyre truprojave ka qene edhe efektivi i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, Kastriot Stojani. Bashke me te, ne kazino kane mberritur edhe dy kolege te tij, per ta shoqeruar policin special. Ata kane nisur te flasin me Muharrem Liten, me te cilen kishin edhe njohje. Sipas hetimeve, efektivat e Nderhyrjes se Shpejte, kane biseduar me viktimen, por Lita ka nxjerre armen per te qelluar ne drejtim te oficerit Kastriot Stojani. Ndersa i pandehuri ka kryer te njejtin veprim, nga arma e te cilit kane dale tre plumba. Ai ka qelluar me pistoleten e tij tip "Bereta" model 15-she. Viktima Lita ka gjetur vdekjen e menjehershme. I pandehuri Stojani eshte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, ashtu sic jane aktet e paraqitura nga Prokuroria e Tiranes. Ky i fundit do te perfitoje edhe nje te treten e uljes se denimit, pasi ka pranuar autoresine e krimit. Ne seancen e radhes, avokati mbrojtes do te paraqese edhe konkluzionet e tij perfundimtare, ndersa gjykata do te jape vendimin e saj perfundimtar.