Gjykata e Tiranës dënon me 1 milionë lekë shpifësin e Edi Ramës

Akuzat e Taulant Ballës ndaj Jamarbër Malltezit, të pabaza
Gjykata e Tiranes shpalli dje fajtor për shpifje deputetin dhe anëtarin e kryesisë së PS, Taulant Balla dhe e dënoi me 1 milion lekë gjobe për shpifje ndaj z. Jamarbër Malltezi. Z. Malltezi e paditi në gjykatë civile z. Balla për shpifje dhe cenim të figurës së tij, duke e ftuar të paraqiste provat nëse kishte ose të pranonte që ishte gënjeshtar dhe shpifës. Z. Balla nuk paraqiti dot asnjë fakt, por tentoi të bënte lojëra të fjalës dhe iu përvodh gjykatës për më shumë se 6 seanca. Më së fundmi, gjykata e Tiranes shpalli dje vendimin që e gjeti padinë civile të drejtë dhe e dënoi z. Balla.
Ndërkohë, as z. Balla dhe as PS nuk u janë përgjigjur akuzave për pallatin 5 katësh në mes sheshit të pallateve dhe pa paguar asnjë qindarke për ndërtimin e tij, as akuzave për token me 1.3 euro për m2 dhe sarajeve 56 m të gjëra, dhe as mospagesës së taksave nga Edi Rama, për fitimet e pretenduara të tij nga shitja e librit. Më tej, as z. Balla dhe as PS nuk janë përgjigjur për 1.3 milionë euro të falura nga Edi Rama në favor të Koço Kokëdhimës dhe as për 19 milionë dollarë tenderë që i janë dhuruar Koços nga Edi Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës që përfunduar në tavane që iu bien kokës fëmijëve.