E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës fal dy ish-kryetarët në ditën e fundit të punës



Tiranë - Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e dy ish-kryetarëve të komunës së Kasharit duke u falur atyre lirinë në ditën e fundit të punës. Burime pranë kësaj gjykate pohuan dje për gazetën “Albania” se të dy të dënuarit i janë drejtuar gjykatës për të hequr ato ditë burgu që u kishin mbetur për të mbaruar dënimin. Me kërkesën e paraqitur për gjykim mësohet se i dënuari Alfred Sula kërkonte uljen e dënimit të mbetur në masën 90 (nëntëdhjetë) ditë. Pas shqyrtimit të kërkesës së tij gjykata i ka pranuar kërkesën duke i hequr dënimin e mbetur prej 2 muajsh e 23 ditësh. Vendimi për Sulën është dhënë nga gjyqtari Altin Abdiu. Sipas këtij të fundit, kërkesa e të pandehurit i pranonte kërkesat për të përfituar ulje dënimi. Ndërsa ish-kryetari tjetër që ka përfituar është Faik Fejzo. Një tjetër i arrestuar me zyrtarët e Kasharit për abuzimin me pronat në këtë zonë. Kërkuesi Fejzo është dënuar nëpërmjet vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe pas apelimit të këtij vendimi, Gjykata e Apelit e dënoi atë përfundimisht me 2 vjet 8 muaj burgim. Fejzo vuajti gjithsej 2 vjet e 5 muaj e 8 ditë burgim. Në momentin e kërkesës të dënuarit i kishin mbetur edhe 2 muaj e 22 ditë për të vuajtur. Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesën, vërejti se Fejzo i plotësonte kriteret për të përfituar ulje dënimi.

18 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›