E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës publikon 120 kërkesat e tw dënuarve për lirime me kusht

19/01/2009  Trupi gjykues vendos qw kwrkesa e tw fortit tw Elbasanit tw pushohet

Tan Kateshi kërkon liri me kusht

TIRANË - Edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për kryerjen e disa veprave penale në vitin 1997, Dritan Kateshi ka marr guximin dhe i është drejtuar gjykatës. Lirim para kohe me kusht - ky është objekti i kërkesës së bërë nga i dënuari me burgim të përjetshëm në gjykatën e Tiranës, edhe pse nuk e gëzon një të drejtë të tillë. Tan Kateshi, i njohur për bëmat e tij në qytetin e Elbasanit, për të kërkuar lirimin me kusht, kërkesë që është rrëzuar, duket se ka marr zemër nga disa libra me vjersha që ka botuar brenda në qeli. Ndërsa në kërkesë ka shënuar edhe një tjetër fakt: sjelljen e mirë në burg. Një karakteristik e siguruar nga juristët, por pa vlerë për gjykatën. Kërkesa e tij, e depozituar në gjykatën e Tiranë, është hedhur poshtë. Veç emrit të Dritan Kateshit në listën e gjatë të gjykatës, aty ku janë statistikat, ndodhen edhe 119 të dënuar të tjerë që vitin e kaluar kërkuan lirim me kusht. Por gjykata ka qenë shumë e ngurtë në pranimin e këtyre kërkesave. Vetëm një pjesë e vogël ka përfituar nga ky objekt i parashikuar në ligj. Përveç amnistisë së miratuar në Kuvend dhe faljeve që jepen çdo vit nga Presidenti, të dënuarit kanë edhe një shans tjetër për të lënë dhomat e tyre të ftohta të burgut, falë vendimeve të gjykatave për lirimet para kohe me kusht. Çdokush ka të drejtë të depozitojë në gjykatë një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkon të lihet i lirë me kusht. Përkundrejt kërkesës i dënuari përcakton edhe disa kritere, të cilat i quan të domosdoshme dhe të arrira nga ana e tij. Ndërmjet kritereve me shumë rëndësi dhe që është e paracaktuar në ligj është fakti se për të paraqitur një kërkesë për lirim para kohe me kusht duhet të kesh kryer të paktën 2/3 e masës së dënimit të marrë në gjykatë. Të drejtën për të kërkuar lirim me kusht nuk e kanë personat e dënuar me burgim të përjetshëm dhe ata që janë përsëritës në një vepër penale. Ndërkohë të gjithë të pandehurit e tjerë për të paraqitur një kërkesë të tillë më parë duhet të marrin një karakteristikë nga organet drejtuese të institucionit të vuajtjes së dënimit. Në lojë futet edhe juristi i burgjeve. Nga statistikat bëhet e ditur se për vitin që kaloi vetëm 12 persona kanë fituar të drejtën e lirimit para kohe me kusht. Një tjetër kusht i caktuar me ligj dhe që mbahet parasysh nga gjyqësori është edhe fakti që me fitimin e lirisë nga zbatimi i ligjit personi nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale për një afat të caktuar kohor. Ky afat përcaktohet nga gjykata menjëherë pas dhënies së vendimit për ta lënë të lirë. Përveç kritereve të sipërpërmendura i dënuari duhet të ketë siguruar edhe një karakteristik nga burgu, ku të shënohet sjellja e mirë e tij për atë periudhë që ka qenë i izoluar nga pjesa tjetër. Në rast se i dënuari do ta fitojë lirinë nga gjykata, ai duhet të respektojë vendimin, duke mos kryer asnjë vepër penale, në të kundërt do të rikthehet përsëri në burg për të vuajtur pjesën e mbetur si dhe masën e dënimit për veprën e kryer. Një pjesë e mirë e të dënuarve që kërkojnë lirim me kusht mbeten të pakënaqur nga vendimet e gjykatës.

Lista e të dënuarve

1. Dritan Kateshi - pushuar

2. Shaqir Gaba - rrëzuar

3. Andrush Fida - rrëzuar

4. Hekuran Fera - pushuar

5. Thoma Trendafili - pushuar

6. Stavri Lejçeni - pushuar

7. Pëllumb Krasniqi - pushuar

8. Mitat Molla - pushuar

9. Jetnor Hyska Pushuar

10. Gazmend Leka - pranuar

11. Selman Nega - pranuar

12. Agron Pojova - pushuar

13. Qemal Picari - pranuar

14. Syrja Selishta - pushuar

15. Klement Malaj - pushuar

16. Pjetër Shurbi - pushuar

17. Erion Shahkolli - pushuar

18. Glerdin Mati - pranuar

19. Roland Gjoni - pushuar

20. Erion Shahkolli - pushuar

21. Met Gjabri - rrëzuar

22. Albano Daja - pushuar

23. Genci Ilo - pushuar

24. Fatmir Tare - pushuar

25. Ervis Posho - pushuar

26. Sabah Shkoza - pushuar

27. Idriz Manaj - pushuar

28. Ardjan Pojana - rrëzuar

29. Afrim Deda - pushuar

30. Flamur Sula - pushuar

31. Artur Cuko - pushuar

32.Gjergji Prilla - pushuar

33. Elvis Muça - rrëzuar

34. Xhavit Haxhia - pranuar

35. Qamil Shitshi - pushuar

36. Bledion Gjyla - pranuar

37. Saimir Çali - pranuar

38. Bukurie Shkëmbi - pushuar

39. Mithat Molla - pushuar

40. Vladimir Sula - pushuar

41. Gjergji Basriu - pushuar

42. Gege Gjoka - pushuar

43. Idriz Manaj - pushuar

44. Jalmarjo Ferko - pushuar

45. Merfa Mile

46. Thoma Trëndafili - pranuar

47. Afrim Tupi - pushuar

48. Gerld Loka

49. Leonard Potemi - pranuar

50. Enkel Spahoja - rrëzuar

51. Llesh Lleshi Rrëzuar

52. Nazmie Shega - pushuar

53. Nafiz Shuli - pushuar

54. Sazan Xhemali - pushuar

55. Elvis Muça - pushuar

56. Mehmet Skura - inkopetenca

57. Vladimir Ibrahimi - inkopetenca

58. Ermela Daja - pushuar

59. Dritan Myrtaj

60. Bilbil Sula - pushuar

61. Xhaferr Elezi - pushuar

62. Murat Çeta - pushuar

63. Erjon Dhimitri - pushuar

64. Ervin Alushllari - pushuar

65. Gentian Mema - rrëzuar

66. Mario Alushi - pushuar

67. Ardian Çela - pushuar

68. Ferdi Gora

69. Niko Kamberi - pranuar

70. Fatjon Mane

71. Llesh Lleshi - pushuar

72. Muharrem Zelia - pushuar

73. Alvis Dibra - pushuar

74. Alfred Tota

75. Sajmir Keci - pranuar

76. Luan Hyseni

77. Erjon Dhimitri - pushuar

78. Fatjon Alia - rrëzuar

79. Saimir Kryeziu

80. Enkel Qosja - pushuar

81. Gentian Gjeka - rrëzuar

82. Luan Hasani - pushuar

83. Elvis Dibra - pushuar

84. Dritan Myrto - pushuar

85. Agim Lekaj - pushuar

86. Jalmarjo Ferko

87. Alkiont Neziri - pranuar

88. Amarildo Bineri - pushuar

89. Gentian Hoxha - pushuar

90. Shkëlqim Rrapi - pushuar

91. Elvis Dibra - pushuar

92. Agim Leka - pushuar

93. Emnor Sehitaj - pushuar

94. Ardit Dangallia

95. Gëzim Dosku

96. Engjëll Xhoxhaj - pushuar

97. Fatjon Ali - pushuar

98. Fatos Zylyftari

99. Dede Tanushi - pushuar

100. Sadik Selimi - pranuar

101. Lirim Hoxha

102. Geg Gjoka - pranuar

103. Zyhra Kamberi - pushuar

104. Lulëzim Meta - pushuar

105. Muharrem Zelja - pushuar

106. Elton Duda - pushuar

107. Mirosh Hamzo - pushuar

108. Adrian Katreli - rrëzuar

109. Alfred Qefalia

110. Besim Shkoza - pushuar

111. Emnor Sahitaj

112. Petrit Shehaj - rrëzuar

113. Ismen Ismail - pushuar

114. Edmond Muça - pushuar

115. Arian Hima - pushuar

116. Bajram Isa

117. Sajmir Rexhepi - pushuar

118. Niko Xhumba

119. Fadil Shehu - pranuar

120. Luan Hyseni - pushuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›