E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos: Greqia ka një koalicion të ri qeveritar

“Greqia ka një qeveri”, tha Venizelos pas bisedimeve me Antonis Samarasin, liderin e Demokracisë së Re, e cila fitoi zgjedhjet e 17 qershorit.

Korrespondenti i “BBC”-së nga Athina, Mark Loëen, raporton se detajet e marrëveshjes pritet të finalizohen më vonë të mërkurën.

Koalicioni i ri qeveritar pritet të kërkojë nga trojka që Greqisë t’i lehtësohen kushtet e vështira që i janë vënë si kusht për marrjen e dorëzanisë.

Venizelos tha se Greqia në takimin e kësaj jave të ministrave të Eurozonës do të përfaqësohet nga ministri në ikje i financave, Giorgos Zanias.

Partia e tretë në Koalicion me PASOK-un dhe Demokracinë e Re pritet të jetë e Majta Demokratike, mirëpo lideri i kësaj partie ka deklaruar orët e para të ditës së sotme se pavarësisht se do të japë mbështetjen e tij për këtë koalicion, nuk do të marrë pjesë në qeveri. Kështu koalicioni i ri qeveritar do të mbështetet  nga 129+ 33+17= 179 deputetë.

Rezultati i zgjedhjeve të 17 qershorit:

E djathta:
Demokracia e Re - 129 deputetë
Grekët e pavarur - 20 deputetë
Agimi i Artë - 18 deputetë

E Majta:
Syriza - 71 deputetë
Pasoku - 33 deputetë
E Majta Demokratike - 17 deputetë
Komunistët - 12 deputetë

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-20 14:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›