Gjykata e dënon 25 vjet, familja: Do hakmerremi për autorin
SHKODER - Vendimi i Gjykatës së Shkodrës, sipas të cilit vrasësi i dyfishtë Arjan Zefi dënohet me 25 vjet burg ka irrituar dje familjarët e viktimave.
Ndërsa prisnin të mbetej në fuqi kërkesa e Prokurorisë për burgim të përjetshëm kjo nuk ka ndodhur, pasi i arrestuari ka pranuar autorësinë për vrasjen e Age dhe Rafael Prekës. Bazuar në ligj, trupi gjykues ka vendosur se pohimi i fajësisë i ul masës kapitale 1/3 e dënimit, duke caktuar përfundimisht vetëm 25 vjet heqje lirie. Ndaj Zefit rëndon akuza e vrasjes me paramendim të nënë e bir nga Velipoja si dhe armëmbajtje pa leje. Sapo kanë dëgjuar vendimin, pjesëtarë të familjes Preka kanë reaguar menjëherë ndaj gjykatës. Ata e kanë cilësuar gjykimin të padrejtë, duke deklaruar se atë që nuk e bëri drejtësia do e bëjnë ata vetë, duke lënë të kuptohet se do të hakmerren. Ndërkohë, nga deklarimet që ka bërë vetë autori Zefi, krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi kishte frikë se viktimat do ta qëllonin për vdekje pas një grindjeje të vjetër. Pas krimit të ndodhur më 24 dhjetor të vitit të shkuar, policia gjeti pranë trupave të kryetares së PS-së së Komunës, Age Preka, 55 vjeçe dhe djalit të saj 20-vjeçar një pistoletë. Megjithatë, për policinë autori i kishte zënë pritë nënë e bir në fshatin Luarzë të Velipojës, duke e klasifikuar veprën si vrasje me paramendim. Familja e viktimave Age e Rafael Preka dhe ajo e autorit Arjan Zefi e kanë nisur konfliktin për motive të dobëta. Edhe pse ata ishin fqinjë me njëri-tjetrin, sherri i vjetër kishte bërë që të mos flisnin më prej vitesh, deri në sulmin vdekjeprurës. r.d