E Diel, 1 Nëntor 2026

Dervishi: Asnjë strategji në drejtim të turizmit

Partia Socialiste kërkon që të punohet më mirë për promocionin e turizmit në vendin tonë, me qëllim që të rritet numri i turistëve dhe të ardhurat prej tij. 

Në një konferencë për shtyp të enjten, deputeti socialist Besnik Dervishi, përshëndeti nismën e ndërmarrë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit  për publikimin e një spoti televiziv me vendet turistike më të bukura të vendit, me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj. Por, theksoi se "një spot, qoftë edhe cilësor, është shumë pak. Personalisht e përshëndes aksionin për realizimin dhe transmetimin e tij në CNN, shpenzimet që po bëhen për promocionin turistik, por ato vazhdojnë të mbeten modeste". Dervishi akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë strategji, madje harton projektligje kaotike në fushën e turizmit. Ish-ministri socialist i Turizmit kërkoi një bashkëpunim të ngushtë mes dikastereve, duke u shprehur se "për të pasur një numër sa më të madh turistësh, kërkohet një koordinim ndërinstitucional, ku të gjitha dikasteret ta trajtojnë turizmin si prioritet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›