E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, qëllohet për vdekje 46-vjeçari

SHIJAK - Humb jetën në një atentat 46-vjeçari nga Shijaku. Hysen Bega, banor i lagjes "Erzeni" në këtë qytet, u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor mbrëmjen e djeshme. 

 Një breshëri plumbash automatike i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Begës. Sipas policisë, babai i 3 fëmijëve ndodhej në pragun e shtëpisë, kur autorët i janë afruar dhe qëlluar me automatik. Ngjarja ka tronditur qytetin, ndërsa policia, megjithëse ka mbërritur në vendngjarje me shpejtësi, nuk ka mundur të ndalojë atentatorët. Viktima, sipas policisë, nuk ka qenë kontingjent policie, duke bërë të mistershme motivet e krimit. Në qytet dhe rrethinat e tij policia ka ngritur postblloqe, por pa mundur të ndalojë autorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›