E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia, mbështetje për integrimin në BE

Deputeti i PD-së, njëherësh zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Aleksandër Biberaj, merr mbështetjen e Suedisë lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE. 

Biberaj, i cili ndodhet në Suedi për një vizitë zyrtare dyditore, pati sot një takim me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Per Westberg. Në këtë takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të vendeve anëtare të KE-së me Asamblenë Parlamentare të KE-së, si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet vetë parlamenteve të vendeve anëtare të KE-së. Biberaj e informoi mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, kryetarin e Parlamentit suedez, ndërsa i kërkoi mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga ana e tij, Westberg shprehu vlerësime për ecurinë e reformave në Shqipëri, duke garantuar mbështetje për integrimin në BE të Shqipërisë, por dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës në Suedi, Biberaj do të ketë takime dhe me Kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt, ministrin e Jashtëm, Carl Bildt, si dhe me personalitete të tjera të Parlamentit dhe qeverisë suedeze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›