“Duam dosjen, sjellim rrëmbyesin e Remzi Hoxhës, nëse është në Angli”
TIRANE - Drejtuesi i Shërbimit të Prokurorisë në Britaninë e Madhe, tha dje në Tiranë se është gati të bashkëpunojë me Shqipërinë për
ekstradimin e Ilir Kumbaros, ish-agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar i akuzuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e biznesmenit Remzi Hoxha. Kryeprokurori britanik Ken Mecdonald doli në një konferencë shtypi në mjediset e Ambasadës Britanike në Tiranë. Ai iu përgjigj interesimit të medias lidhur me faktin se autoritetet shqiptare, thonë se Ilir Kumbaro ndodhet në Angli, ndërsa nuk është bërë i mundur ekstradimi i tij për t'u gjykuar në Tiranë. Shefi i Prokurorisë britanike, në mënyrë indirekte ka lënë të kuptohet se për këtë person, autoritetet shqiptare nuk kanë dërguar dosjen penale me provat kundër tij. "Në rast se një person ndodhet në Britani dhe nëse ekzistojnë prova bindëse se, ai e ka kryer krimin për të cilin ai akuzohet, atëherë ne do të bëjmë gjithçka, që është e mundur, që ta ekstradojmë në Shqipëri", është shprehur Prokurori i Përgjithshëm britanik. Ai tha se autoritetet e vendit të tij janë në pritje të dosjes me provat kundër të dyshuarve, të cilat mbështesin ekstradimin. Pasi të dërgohet dosja, autoritetet britanike pritet të veprojnë me kërkimin e personit, ndalimin e tij e më pas ekstradimin në drejtim të Tiranës. Ilir Kumbaro, është njëri nga katër ish-punonjësit e SHIK-ut që akuzohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Biznesmeni nga Kosova është rrëmbyer në punishten e tij në Tiranë pas mesditës së 21 tetorit 1995. Të akuzuarit e tjerë për këtë çështje, Arben Sefgjini, Anvi Koldashi dhe Budjon Meçe, u paraburgosën në vitin 2003 dhe më pas në 2004 u liruan nga gjykata. Ata janë dërguar tashmë për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me rrëmbimin e Ziso Kristopullit, Avdyl Loshajt e Remzi Hoxhës dhe zhdukjen e këtij të fundit. Ilir Kumbaro, për të cilin pretendohet se është në Angli, është hetuar në mungesë, ndërsa Prokuroria ka deklaruar se urdhri për arrestimin e tij i është dorëzuar Interpolit. Ilir Kumbaro dyshohet se, është larguar nga Shqipëria në periudhën 1999-2000 duke arritur kështu t'i shmanget ndjekjes policore dhe penale për akuzën e ngritur ndaj tij lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.