E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i hap rrugë shembjes së pallatit në Tiranë

Anëtarët e trupit gjykues e kanë vlerësuar të pa vlefshme kërkesën e Matës, i cili kishte padidur Inspektoratin e Ndërtimit, pasi iu shembën tre kate të pallatit të tij prapa 15-shit në qendër të kryeqytetit. Ilir Mato është kunati i deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Pak javë më parë, policia ndërtimore ndërmori një aksion për shembjen e pallatit. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pretendon se pallati është ndërtuar mbi një rrugë publike. Kjo ministri pretendon se Mata ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme mbi pronën publike, e cila sipas MPPTT-së, duhet të hapet. Me këtë vendim të gjykatës, policia ndërtimore ka të drejtë të ndërmarrë veprimet për shembjen e pallatit 12 katesh. Ku vendim i drejtësisë, i ka dhënë gjithashtu  “fitoren e parë”  maxhorancës në “luftën” e saj kundër të ashtuquajturës mafie e ndërtimit.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›