Has, zjarri shkrumbon një banesë
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Policia bëri të ditur, se shkrumboi banesën e shtetasit S. Hyseni në fshatin Metaliaj, dhe për fat familjarët mundën të dalin jashtë pa u dëmtuar. Në vendngjarje mberriti grupi hetimor dhe sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit është një qark i shkurtër elektrik. Rrjeti shpërndarës elektrik që furnizon me energji elektrike konsumatorët e rrethit të Hasit është ndërtuar që në fund të viteve '60 dhe tashmë është krejtësisht i amortizuar, ç'ka ka bërë që zjarret në banesa në këtë rreth të jenë të shpeshta. Vetëm këtë vit janë shkruambuar nga zjarri 4 banesa.