E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, stacioni i parë i tregut rajonal Ballkanik

Nga një treg emergjent në një treg me zhvillim të përshpejtuar, Shqipëria është stacioni i parë me të cilin ballafaqohen sipërmarrësit dhe investuesit europianë për t‘u hedhur më pas në një treg me mbi 200 milionë konsumatorë si ai Rajonal Ballkanik, stimuluar kjo tërheqje edhe nga pozita gjeografike e Shqipërisë, përsëritshëm quajtur Porta e Ballkanit. Kjo përparësi natyrale, reflektohet edhe në njërin prej segmenteve më të rëndësishëm të Panairit Ndërkombëtar të Nëntorit, Galeria e Shteteve, përbërë nga Pjesëmarrje Kolektive Institucionale të shteteve të ndryshëm të rajonit apo që targetojnë rajonin si: Italia, Greqia, Kroacia, Mbretëria e Belgjikës, Republika e Çekisë, Bullgaria, Republika e Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina dhe pandashmërisht Kosova.

Pjesëmarrjet kolektive mbërrijnë pas një fermentimi institucional të Ministrive të Ekonomisë së Rajonit (Maqedonia, Hungaria, Çekia) Dhomave të Tregtisë të shteteve përkatëse, Agjencive Kombëtare apo Rajonale të Import-Eksporteve, Dikasteret shtetërore, përfaqësitë diplomatike e tregtare, dhe partnerë të ngushtë të "Klik Ekspo Group".

Kështu, në përbërjen skeletore të Galerisë se Shteteve shquhen në këtë edicion sipërmarrës që kanë testuar edhe më parë përputhshmërinë me tregun shqiptar dhe të tjerë te të cilët interesi për Shqipërinë është zgjuar falë propagandimit të një tregu të qëndrueshëm dhe të sigurt, e mbi të gjitha të pasur jo vetëm në mënyrë simbolike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›