E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-Serbi, shtyhet vendimi

Autori i Lajmit: red.
BE ka shtyrë një vendim për lidhje më të ngushta me Serbinë deri sa të marrë një raport nga OKB për bashkëpunim të Serbisë me gjykatën e Hagës që pritet në shtator.
Ambasadorët e BE-së që u takuan në Bruksel gjithashtu thanë se ata po prisnin që ish-udhëheqësi serb i Bosnjës, tashmë i arrestuar, të transferohet në Hagë.
Radovan Karaxhiq përballet me akuzat për gjenocid në lidhje me luftën në Bosnjë në vitet 90.
Në Beograd janë shtuar masat e sigurisë para manifestimit pro Karaxhiqit të planifikuar për dje nga përkrahësit e Partisë Radikale të vijës së ashpër.
Karaxhiq pritet të dërgohet në gjykatën e Hagës këtë javë dhe lidershipi proevropian i Serbisë shpreson se kjo do të forcojë shanset e vendit për anëtarësim në BE.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq është në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Por disa anëtarë të BE-së, ku përfshihet Holanda, kanë nguruar t i japin mbështetje idesë, duke pretenduar se Serbia ende nuk është marrë me trashëgiminë e luftës në Ballkan.
Serbia nuk mori pjesë në takimin e Brukselit, në të cilin u përfshinë vetëm ambasadorët e vendeve anëtare.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›