E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata jep 65 vjet për 4 pedofilë dhe babain tutor

Vendimi u mor dje, ndërsa katër të dënuarit dhe babai mostër, të akuzuar si shfrytëzues të dy minoreneve, duhet të vuajnë 3 nga 15 vjet dhe 2 të tjerë 10 vite dënim

Korçë-Gjykata e Korçës vendosi të lërë në fuqi pretencën dhe dënoi me burg babain tutor, që shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion, dhe të akuzuarit e tjerë të skandalit të pedofilisë. Gjykata vendosi masën “15 vjet burg” për Pëllumb Mullain, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara, dhe po nga 15 vjet burg secilit për klientët, Andrea Nameti, 69 vjeç dhe Skënder Korollarin. Ndërsa për klientët e moshuar, Nevruz Kollani, 82 vjeç dhe Ndoci Koçi, 86 vjec, vendosi nga 10 vjet burg për secilin.

Ky është edhe dënimi që kishte kërkuar Prokuroria pak kohë më parë për babanë monstër dhe katër persona të tjerë që kanë abuzuar seksualisht, sipas saj, me dy minorenet 8 dhe 10-vjeçare. Në seancën e së mërkurës në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë kanë dalë para togave të zeza babai që shfrytëzonte për prostitucion dy vajzat e tij të mitura, duke u gjetur klientë të rritur për të disa të holla që fitonte nga ky biznes makabër.

Ngjarja u zbulua në muajin prill të këtij viti, kur policia e Korçës çoi në pranga babanë që shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion, tani 15 dhe 17 vjeçe. Në seancën e radhës Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin për të akuzuarit e skandalit të pedofilisë. Ajo ka dënuar me 15 vjet burg për Pëllumb Mullajn, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara, dhe po nga 15 vjet secilit nga klientët: Andrea Nameti, 69 vjeçar; dhe Skënder Korollarin. Ndërkaq, për dy klientët e tjerë të moshuar, Nevruz Kollani, 82 vjeç; dhe Ndoci Koci, 86 vjeç, është dhënë nga 10 vjet burg për secilin për shkak të moshës së tyre.

Pëllumb Mullaj, 51 vjeç, banor i fshatit Mborje në rrethin e Korçës, u arrestua në muajin prill nëpërmjet një operacioni policor të koduar me emrin “Junior”. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar dy vajzat e tij të mitura, që prej moshës 8 dhe 10-vjeçare, për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë, babai i jepte vajzat te klientë në moshë të madhe, kundrejt një pagese. Shfrytëzimi kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. Babai i dy vajzave minorene që denoncuan në polici se u shfrytëzuan për prostitucion në moshën 8 dhe 10-vjeçare, nuk e ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij. Pëllumb Mullai ka thënë për policinë se akuzat janë mashtrime dhe sajesa të të bijave edhe personat e tjerë të arrestuar për pedofili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›