Harta e qendrave shëndetësore që do të qëndrojnë hapur 24 orë
Përcaktohen 26 qendrat e para shëndetësore në zonat e largëta. Certifikohen 50 mjekë të urgjencave për dhënien e ndihmës së parë shëndetësore
Emanuela Sako
Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar hartën e qendrave shëndetësore që do të qëndrojnë hapur 24 orë për të pritur rastet e urgjencave. Vendimi është dhënë pasi në shumë fshatra apo qytete të vogla mungon shërbimi i urgjencës dhe pacientëve nuk u jepet mundësia e marrjes së ndihmës së menjëhershme. I gjithë personeli që do të qëndrojë në pritje të urgjencave do të përfitojë një shtesë page nga fondi i qendrës shëndetësore përkatëse. Për rritjen e shërbimit, rreth 50 mjekë të shërbimit të urgjencave në të gjithë vendin u certifikuan për dhënien e shërbimit shëndetësor në përballimin e traumave të rënda. Ky kurs nisi në fillim të muajit mars dhe u zhvillua në kuadër të reformës spitalore si dhe asaj të urgjencave nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithçka u realizua në bashkëpunim me specialistë të shëndetësisë, së rajonit të Pulias (Itali). Kursi u përqendrua për mënyrën për të përballur traumat e rënda kur paraqiten në shërbimin e urgjencës, që kanë të bëjnë me praktikat e reanimacionit etj. Gjithashtu, si pjesë e trajnimit ishte dhe ofrimi i një shërbimi urgjence personave jashtë spitalit, në mënyrë që të arrijnë në shërbimin e urgjencës, pasi kanë marrë një trajtim të përshtatshëm.
Zonat
Sipas marrëveshjes midis ISKSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ky shërbim është përcaktuar të ofrohet nga 26 qendra shëndetësore të bashkive të kategorisë së tretë, të cilat janë: në rajonin Berat, 1 qendër shëndetësore (Ura Vajgurore); Dibër, 1 qendër shëndetësore (Klos); Durrës, 5 qendra shëndetësore (Shijak, Sukth, Manzë, Fushë-Krujë, Rrogozhinë); Elbasan, 2 qendra shëndetësore (Cërrik, Belsh); Fier, 3 qendra shëndetësore (Patos, Roskovec, Divjakë); Gjirokastër, 2 qendra shëndetësore (Libohovë, Këlcyrë). Po kështu, në Korçë, 1 qendër shëndetësore (Maliq); Shkodër, 3 qendra shëndetësore (Koplik, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz); Vlorë, 4 qendra shëndetësore (Orikum, Selenicë, Himarë, Konispol). Njëkohësisht edhe në Tiranë do të qëndrojnë hapur 2 qendra shëndetësore (Kamzë, Vorë); në Lezhë, 2 qendra shëndetësore (Rubik, Mamurras). Për këtë arsye janë parashikuar të shtohen në udhëzimin përkatës pagesat përkatëse për shërbimin që do të ofrojnë nga ora 20:00 deri në orën 08:00, për mjekët, infermierët dhe shoferët.
Rritja
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një shtesë page për të gjithë mjekët që do të qëndrojnë në punë jashtë orarit. Në këtë mënyrë parashikohet dhënia e një shtese në pagë për kushte pune për mjekun pediatër që punon si konsultor, pra që nuk mbulon një numër të caktuar banorësh. Kjo shtesë nuk ishte parashikuar në udhëzimin e mëparshëm. Po kështu, parashikohet edhe shtesa për kushte pune për vendin e punës si infermiere në kirurgjinë vazale. Të dyja shtesat e mësipërme, të cilat janë përkatësisht 1100 lekë në muaj për mjekun pediatër në konsultore dhe 1000 lekë në muaj për infermiere në kirurgjinë vazale, përballohen nga buxheti i vitit 2009 i qendrave shëndetësore.
30 Mars 2009