Gjykata kunder prokurorise, 11 vite burg me teper per 3 te pandehur
Gjykata e Krimeve te Renda denon me 11 vite burg me shume nga pretenca e prokurorise tre te pandehur per trafikun e 10 kg heroine ne Tirane, nje vit me pare. Pas konkluzioneve te mbrojtjes, trupi gjykues shpalli fajtor dhe denoi dje me 35 vjet heqje lirie tre te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike, qe ishte fshehur pas nje televizori te montuar ne makine. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi, vendosen pas nje procesi te gjate qe te denonin me 12 vjet heqje lirie Artan Aliaj dhe Dejvis Koleci, ndersa u dhane 11 vjet burg per te pandehurin Myrteza Bejo. Tre te pandehurit u vune ne pranga rreth nje vit me pare, pas nje operacioni te Drejtorise se Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Tirane, prane ures "Vasil Shanto" ne Tirane. Sipas prokurorise, tre te ndaluarit jane kapur ne rrugen "Muhamet Gjollesha", me nje sasi prej 10 kilograme heroine, si dhe 4 kg e 960 grame pluhur perzieres i lendes narkotike. Sasia e droges, sipas hetimeve prokurorise, ishte e fshehur ne nje makine tip "Audi A3", me targe BR 9897 A, e cila ishte ne pronesi te pandehurit Aliaj. Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 24 vjet heqje lirie per tre te pandehurit. Nderkohe qe gjykata i ka denuar keta te fundit me 11 vjet heqje lirie me shume sesa organi i akuzes. Dy seanca me pare, organi i akuzes ka kerkuar per secilin nga te pandehurit nga 8 vite burg per akuzen e trafikut te droges.
Televizori i mbushur me droge
Pergjimet zbuluan grupin e te denuarve per trafikun e droges dhe shperndarjen e saj ne kryeqytet. Vitin e kaluar, policia do te organizonte nje operacion te befasishem prane ures "Vasil Shanto", ku, pas kontrollit rutine te makines, nuk u gjet ndonje lende e dyshimte. Por zberthimi i televizorit zbuloi sasine prej rreth 10 kg heroine.
Televizori i mbushur me droge
Pergjimet zbuluan grupin e te denuarve per trafikun e droges dhe shperndarjen e saj ne kryeqytet. Vitin e kaluar, policia do te organizonte nje operacion te befasishem prane ures "Vasil Shanto", ku, pas kontrollit rutine te makines, nuk u gjet ndonje lende e dyshimte. Por zberthimi i televizorit zbuloi sasine prej rreth 10 kg heroine.