Dhjetëra qytetarë në proces gjyqësor me Bashkinë Fier
26/05/2010 Pronarët nuk janë kompensuar
FIER- Janë me dhjetëra qytetarë fierakë, të cilët kanë ngritur padi kundër Bashkisë Fier për mungesën e kompensimit të pronave të tyre zaptuar për ndërtime publike nga ana e Bashkisë. Janë mbi 15 qytetarë, të cilët kanë shkuar në gjykatë për të kërkuar kompensimin e munguar për shkak të prekjes së pronës së tyre duke u ndërtuar aty investime publike të bëra në tokat e tyre vite më parë dhe në vazhdimësi. Qytetarët thonë se për zaptimin e pronave të tyre nga ana e Bashkisë ende nuk janë shpërblyer apo shpronësuar dhe ky fakt i ka detyruar ata t’i drejtohen gjykatës. Drejtuesit e departamentit juridik pranë Bashkisë Fier dhe shefi i kësaj zyre Luan Cala ka pranuar faktin e proceseve gjyqësore të hapura kundër Bashkisë Fier për këtë vit, për të shprehur se mbi të drejtën e 2 palëve pronarit privat d.m.th qytetarit dhe Bashkisë Fier vendos gjykata. “Aktualisht sot ne jemi në disa procese gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe në Gjykatën e Apelit”,- ka thënë Cala, gjithsej mund të përmblidhen 15 çështje, veç 3 çështjeve që kanë të bëjnë me vendimet e KRRT-së së Bashkisë Fier dhe të gjitha çështjet e tjera kanë të bëjnë me ndërtime publike në pronat e pretenduara nga qytetarët fierakë. Bashkia Fier në këtë proces mbron interesat e saj në ato territore ku Bashkia Fier ka pronat e veta publike, dhe në ato prona ku Bashkia Fier nuk i ka pronat e veta, sigurisht që Bashkia Fier do t’i drejtohet për zgjidhje dhe e pranon procesin gjyqësor”.