E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen në portin e Durrësit 8 mijë paketa cigare kontrabandë

26/05/2010 Rrjet i madh kontrabande

DURRËS- Dje është bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe cigaresh të futur kontrabandë në port me destinacion tregun vendës. Dogana e Durrësit ka pritur për më shumë se një muaj kohën e “dekonspirimit” të pranisë në port të një kontejneri me 800 koli cigare të importuara. E gjithë sasia e mallit është bllokuar pa u dhënë mundësi kontrabandistëve ta kalonin nga porti. Kreu i doganës së Durrësit Bujar Vukaj ka pohuar se antikontrabanda kishte disa kohë që përgjonte këtë ngarkesë të dyshimtë të futur në port. Importuesit e mallit janë një subjekt shqiptar, por policia dhe dogana nuk kanë bërë të ditur as emrin e subjektit dhe as personat e implikuar pasi dyshohet se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar kontrabande. Mosdeklarimi për një kohë të gjatë i mallit në kontejner ka vënë në dyshime agjentët e antikontrabandës që operojnë në doganë dhe port. Ata kanë bashkëvepruar me strukturat e sigurisë portuale për të mos lejuar kalimin e kontejnerit të shenjëzuar për qëllim hetimi malli. Për më shumë se një muaj dogana ka mbajtur në vëzhgim personat që mbikëqyrnin kontejnerin dhe subjektin transportues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›