E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg Rezart Taçin

Në seancën e zhvilluar paraditen e sotme, gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e avokatëve për revokimin e masës së sigurisë, nga "arrest me burg" në një masë më të lehtë sigurie, duke lënë në fuqi vendimin e marrë që më parë.
Trupi gjykues ka vendosur kështu që Taçi të qëndrojë në burg deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Apelit.
Rezart Taç nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Ai përfaqësohej nga avokati i tij, Maksim Haxhia, i cili ofroi 50 mijë euro garanci, por pa mundur të bindë gjyqtaren Fahrie Budo.
Pas vendimit, avokatët deklaruan se do t'i drejtohen Apelit dhe seanca e ardhshme për Taçin pritet të mbahet më 19 Nëntor dhe do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit. Rezart Taçi akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim" ndaj gazetarit, Mero Baze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›