E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata le ne burg “agjentet” e Interpolit

Tirane- Hiqeshin si agjente te Interpolit, Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise “arrest me burg” ne ngarkim te dy te pandehurve. Prokurori i ceshtjes i ka shpjeguar gjykates se Adriana Ura, 26-vjece dhe Fatmir Fllaga, 55-vjec ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke u prezantuar sikur perfaqesonin Zyren e Interpolit Nderkombetar ne Ministrine e Drejtesise, kane mashtruar rreth 100 qytetare, te cileve u premtonin se do t’i punesonin si agjente te Interpolit. Te pandehurit perfitonin shuma te konsiderueshme parash ndaj qytetareve. Nderkohe viktimat e mashtrimit te tyre, i pajisnin me dokumente identifikimi dhe pasaporta diplomatike false. Per kete arsye prokuroria kerkoi caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”. Ndersa mbrojtesit e te pandehurve kerkuan nje mase sigurie me te bute. Gjykata pasi degjoi te dyja palet vendosi lenien ne qeli te dy te pandehurve deri ne perfundim te hetimeve. Ura dhe Fllaga u arrestuan tre dite me pare ne saje te operacionit te koduar “Agjenti i Rreme”, pas nje muaj hetime intensive nga prokuroria e Tiranes. Ata akuzohen se kane konsumuar veprat penale te “mashtrimit te kryer ne bashkepunim” dhe “falsifikimit te dokumenteve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›