E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget e makinat futen ne kamera

Tirane- Ministri i Brendshem, Lulzim Basha peruroi dhe inspektoi dje qendren e Njesise se Kontrollit te Autostradave, njesi e krijuar pas riorganizimit te struktures se Policise Rrugore. Basha pa nga afer dhe u njoh nga drejtuesit per funksionimin e sistemit Scout, nje sistem modern i integruar qe mundeson fotografimin, filmimin dhe transmetimin online te informacionit ne sallen e komandimit. Ministri u shpreh dje se kjo njesi qw ka shtrirje ne te gjithe vendin, do t’i vije ne ndihme policise rrugore, duke permendur punimet e fundit qe po kryen Bashkia e Tiranes, e cila ka shkaktuar trafik per drejtuesit e automjeteve. “Kjo njesi, e cila e ka shtrire kete sherbim nga jugu ne veri, me kapacitetet e saj profesionale do te vije ne ndihme te cdo njesie territoriale te policise rrugore sipas nevojes ku ka trafik te jashtezakonshem, sikurse eshte ai gjate sezonit turistik, apo kur ka probleme te vecanta me trafikun, sikurse eshte ai i punimeve te fundit qe po ben Bashkia e kryeqytetit. Pra, kudo ku ka probleme kjo njesi do te nderhyje me profesionalitetin e saj per t’i ardhur ne ndihme Komisariatit te Policise Rrugore qe mbulon ate territor”, deklaroi Basha. Ai garantoi se qeveria do te vijoje mbeshtetjen me investime per Policine e Shtetit, si dhe paralajmeroi se krijimi dhe funksionimi i kesaj njesie eshte vetem nje hap ne drejtim te dixhitalizimit te metejshem te sherbimit te Policise Rrugore dhe permiresimit te ketij sherbimi. “Shpreh bindjen se kjo mase, e cila ben pjese ne nje strategji te Policise se Shtetit per te dhene kontributin e saj ne uljen e aksidenteve dhe fataliteteve ne rruget e Shqiperise, do te jape efektet e duhura duke zvogeluar aksidentet ne trafik, duke rritur ndjeshmerine e qytetareve, pergjegjshmerine e tyre per sjelljen ne rruge, dhe duke permiresuar statistikat lidhur me humbjen e jeteve apo plagosjen e tyre ne rastet e aksidenteve rrugore”, tha me tej ministri Basha. Sistemi Scout nderlidhet me sistemet e tjera te policise, me sistemin e te dhenave kriminale, identifikon shkelesit e rregullave ne trafik, mospagimin e masave administrative nga kundravajtesit, makinat e vjedhura, vetem duke identifikuar targen etj. Sipas Bashws, te gjithe drejtuesit te cilet shkelin rregullat e qarkullimit rrugor do te ndeshkohen. Informacioni pwr ccdo drejtues mjeti qw ka shkelur rregullat perpunohet ne Qendren e Perpunimit te Informacionit ne Njesine e Kontrollit te Autostradave. Nw kwtw qender gjenden bazat e te dhenave mbi gjobat dhe targat e automjeteve, procesverbalet e konstatimit ne vlere dhe mase plotesuese, ku kryhet gjithashtu edhe perpunimi statistikor i te dhenave.
Redinalda Caushaj
Njesia
Njesia e Kontrollit te Autostradave eshte e pajisur me tete radare moderne, te cilet brenda nje minute, bejne te mundur identifikimin e pese-gjashte automjeteve shkelese te rregullave te trafikut.

Identifikimi
Sistemi i kontrollit kryen ne menyre automatike identifikimin e shkelesit dhe dergimin e mases sipas Kodit Rrugor cka ben te mundur transparencen e plote te ketij sherbimi dhe shmangien e cdo tjetersimi te te dhenave te konstatuara nga Policia Rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›