E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater dite i humbur, mister fati i 22-vjecarit

Durres- Babai denoncon humbjen e djalit 22-vjecar dhe kerkon ndihmen policore per gjetjen e te riut. Mbremjen e se dieles eshte paraqitur ne komisariatin e Durresit 48-vjecari B. Plaku, banues ne lagjen nr. 14, ish-Keneta, i cili ka deklaruar largimin nga banesa para 4 ditesh te djalit te tij, Edmond Plaku. Burime zyrtare policore bene me dije se 22-vjecari eshte larguar nga shtepia ne mengjes dhe nuk eshte kthyer me, duke mos njoftuar familjaret per vonesen, apo se ku do te shkonte. Megjithese kane bere perpjekje per t’u lidhur me telefon, kjo ka qene e pamundur, kurse prinderit nuk e gjeten dot te riun as tek te afermit. Nje nga pistat eshte largimi i tij me deshire jashte vendit, ose nje grindje familjare qe mund ta kete merzitur. Policia e Durresit beri dje shpalljen ne kerkim te Plakut ne te gjithe komisariatet dhe pikat kufitare ne vend. Grupi hetimor tha se do te marre ne pyetje te afermit dhe shoket e 22-vjecarit, per te zbuluar vendndodhjen dhe gjetjen e tij. Po per kete ngjarje eshte angazhuar ne hetime edhe prokuroria e qytetit bregdetar. Kurse Drejtoria e Policise Durres ka bere edhe shperndarjen e fotografive te Edmond Plakut, qe t’i vije ne ndihme komisariateve dhe pikave kufitare per gjetjen dhe kthimin e te humburit ne shtepi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›