E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg tre prej aleancistëve

• VLORE – Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e arrestit në “burg pa afat” për 2 prej organizatorëve të protestës në Skelë në fillim të javës.

Ndërsa dhjetëra persona, mbrojtës të lëvizjes së Aleancës për Gjirin e Vlorës, protestonin para godinës së gjykatës, është vlerësuar masa e sigurisë për 5 prej 6 të arrestuarve. Ata akuzohen për bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe organizim të tubimeve të paligjshme. Ndonëse akuzat kanë qenë të njëjta, vendimet për ta ishin të ndryshme. Seancat janë zhvilluar të ndara, pa praninë e mediave. Të parët që kanë dalë në proces Viktor Lagji dhe Alfons Bilali, për të cilët gjykata vendosi masën “detyrim paraqitjeje” deri në përfundim të hetimeve nga ana e Prokurorisë. Ndaj Viron Feratit është vendosur arresti shtëpiak, ndërsa në “burg pa afat”, Sadrit Danaj, nënkryetar i Aleancës dhe Eneid Hamzai, kryetar i studentëve aleancistë. Ndaj Besnik Lulës seanca është shtyrë, pasi avokati kërkoi ndryshimin e gjyqtarit të çështjes, duke e cilësuar të njëanshëm. Gjatë kohës që zhvilloheshin seancat gjyqësore, rreth 50 persona kanë protestuar përpara gjykatës, duke i kërkuar asaj drejtësi në lirimin e aleancistëve të arrestuar.   q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›