Fier, Ndërtimorët përplasen me banorët
• FIER - Aksioni i bashkiakëve për prishjet e ndërtimeve pa leje në qytetin e Fierit ka hasur dje në reagime të forta të banorëve.
Ata kanë refuzuar prishjen e tyre duke treguar se ato janë të ndërtuara brenda rregullave dhe do të legalizohen. Sipas banorëve, ndërtesat e klasifikuara si “pa leje” nga Policia Ndërtimore, janë në proces legalizimi dhe si të tilla ato nuk mund të prishen. Kështu, pas rreth një jave nga nisja e këtij aksioni, Policia Bashkiake dhe ajo Ndërtimore kanë hasur në rezistencë të qytetarëve. Banorët pajtohen me prishjen e këtyre ndërtimeve vetëm nëse dëmshpërblehen nga shteti. “Nuk mund të lejoj të shkatërrojnë gjakun e fëmijëve të mi që po dergjen në emigracion. E kam ndërtesën në proces legalizimi dhe do të pres derisa ta legalizoj. Nuk e di çfarë do të bëhet me ne. Jam dakord që ta prish por ama edhe të ma dëmshpërblejë në kohë ndërtimin”, ka pohuar një nga banorët e prekur. Mësohet se ndërtimet që kanë nisur të rrëzohen janë të ndërtuara kryesisht anës rrugëve kryesore, të cilat po zgjerohen në bazë të planit rregullues. Këto janë kryesisht mure rrethues, shtesa pallatesh, garazhe dhe gardhe të vegjël të ngritur buzë rrugës për të mbrojtur banesat. Shefi i Policisë Bashkiake, Bashkim Ymeraj, pohoi për gazetën se, nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve të jashtëligjshme në qarkun e Fierit. “Do të veprojmë në bazë të planit rregullues, i cili ka të përcaktuar të gjitha zonat ku do të ndërhyhet për prishjen e godinave, që nuk posedojnë dokumentacionin ligjor. Kemi prishur deri tani rreth 130 objekte pa leje dhe do të veprojmë me fuqinë e ligjit për të eliminuar gjithçka të ngritur jashtë rregullave”. Ndërsa shefi i komisariatit nr. 2, Maksim Zarka, shprehet se, do të jenë të vendosur t’i shkojnë kësaj nisme deri në fund. “Kemi verifikuar të gjitha ndërtimet pa leje dhe do të jemi të vendosur edhe pse ndeshemi me qytetarë të ndryshëm, të cilët reagojnë në mënyra të ndryshme. Të gjithë shtetasit që kanë ndërtuar mure, garazhe apo shtesa pa leje do të ndeshen me prishjet nga ana e Policisë Ndërtimore. Nga ky aksion nuk do të shpëtojë asnjë dhe banorët bëjnë mirë të ndërgjegjësohen se toleranca do të jetë zero”, ka përfunduar ai. m.r