Shkrihen dy zv.kryetarët në Gjykatën e Tiranës
• TIRANE – Gjyqtarët ushtarakë përjashtohen nga shorti për të gjykuar çështje që kanë qenë kompetencë e tyre.
Burime të Gjykatës së Tiranës pohojnë se pak ditë më parë, në këtë institucion ka mbërritur një shkresë e ministrit të Drejtësisë, i cili i kërkon kreut të kësaj gjykate, se mbështetur në ligjin e ri për gjyqësorin, gjyqtarët e seksionit ushtarak tashmë do të gjykojnë çështje penale apo civile dhe do t’i nënshtrohen si gjithë kolegët e tjerë shortit elektronik të gjykatës. Ky ligj parashikon që çështjet ushtarake do të gjykohen njëlloj si çështjet e tjera penale nëpër gjykata të shkallës së parë. Ndërkohë ky ligj është bërë shkak që të suprimohen vendet e gjyqtarëve të Apelit Ushtarak, të cilët funksiononin si një gjykatë e vetme. Ndërsa gjyqtarët ushtarakë të Shkallës së Parë kanë funksionuar si seksione brenda gjykatave kryesore të distrikteve të Apelit në vend, veç Durrësit, i cili mbulohej nga kryeqyteti. Deri pak ditë më parë, gjyqtarët e seksionit ushtarak nëpër Gjykata të Shkallës së Parë gjykonin çështjet ushtarake, ndërsa për të plotësuar ngarkesën normale të punës merrnin edhe çështje të tjera penale apo civile. Ndërkohë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për gjyqësorin, Gjykatës së Tiranës i janë hequr dy nënkryetarët, të cilët qëndronin në këtë post prej disa vitesh në bazë të ligjit të mëparshëm. Ligji i mëparshëm për gjyqësorin parashikonte që vetëm gjykata e kryeqytetit të kishte nënkryetar, pasi kjo është gjykata më e madhe e vendit dhe se në të gjykohen rreth 70% të çështjeve gjyqësore në rang vendi. Po kështu kjo gjykatë ka kompetencë ekskluzive për disa lloj gjykimesh, gjë të cilën nuk e kanë gjykatat e tjera në vend. fa.ma.