Masakra e Kozarës: Do marrim hak
• Seancave gjyqësore për Luan Marën, të akuzuarin si shkaktarin e masakrës së Kozarës ku humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, po u vjen fundi.
BERAT/ DILAVER XHELILI
E ndërsa pritet që të jepet pretenca e më pas vendimi i drejtësisë për këtë tragjedi, familjarët e Marës pohojnë bindje të plotë në pafajësinë e djalit të tyre.
Sipas tyre, vrasja e 9 shkurtit të vitit 2006 në fshatin Kozarë, ku mbeten të vrarë Shpëtim, Florie, e cila ishte shtatzënë prej katër muajsh dhe Artiol Mara përkatësisht 30, 27 dhe 2 vjeç, nuk është kryer nga djali tjetër i tyre, Luani, por nga dikush tjetër. Edhe pse 9 muaj pas ngjarjes organet e drejtësisë arrestuan vëllain e Shpëtim Marës si ekzekutorin e familjes me 3 persona, familjarët nuk e pranojnë këtë fakt si të vërtetë. Po ashtu edhe vetë i akuzuari Mara, në seancat gjyqësore të zhvilluara nuk e ka pranuar autorësinë e krimit. Shefqet Mara, babai i Luanit shprehet se, nëse djali i tij Luani do të ishte vërtetë ekzekutori i familjes së Shpëtimit, ai do ta ndëshkonte vetë atë. “Nëse djali im do të ishte vrasës i vëllait, Shpëtimit, kunatës, Flories dhe djalit të tyre 2-vjeçar Artiolit, unë do ta kisha varur në mes të fshatit Kozarë. Por Luani nuk është vrasësi i vërtetë”. Sipas tij, autori i krimit të trefishtë është një banor i fshatit Kozarë, i cili aktualisht qëndron i lirë, pasi drejtësia nuk e ka vënë në akuzë. I moshuari thotë se emrin e tij ia ka bërë të ditur drejtësisë, por askush nuk është shqetësuar për këtë. Ndërkohë ai shpreh pamundësinë për ta identifikuar këtë person, pasi ndjen rrezik për jetën e tij. “Vrasësi i vërtetë është një person tjetër që unë ia kam bërë të ditur organeve të drejtësisë, por ato nuk kanë marrë parasysh. Ai tashmë lëviz lirshëm nëpër fshat, por ne nuk e bëjmë dot publik emrin e tij, se na vret të gjithëve si shtëpi”, është shprehur babai i Luan Marës për “Panorama”-n. Ndërsa vëllai i Marës, Ilir Mara, ka deklaruar se do të bëjë vetëgjyqësi kundrejt autorit të vërtetë të vrasjes, nëse i vëllai do të akuzohet. “Gjaku do të lahet me gjak, për arsye se autori i vërtetë tashmë është i lirë dhe nuk e kuptojmë nga kush po mbrohet. Ne nuk do ta falim gjakun e tre vetave të vrarë nga familja jonë”, ka pohuar ai. Ndër të tjera ai ka përmendur edhe faktin e mospërfilljes së deklaratave të tyre nga drejtësia. “Ne i tregojmë ujkun, këta na thonë gjurmët”, është shprehur Ilir Mara për mosmarrjen parasysh nga ana e drejtësisë për kapjen e autorit, që familjarët e tij pretendojnë si autor të masakrës. Sipas familjarëve, masakra ku janë vrarë tre vetë nga familja ka ardhur pas një refuzimi të një fejese prej tyre, duke u marrë hak tek Shpëtimi, i kthyer nga emigracioni pak kohë para krimit. Ndërsa avokati i Marës, Dilaver Bengasi, ka bërë të ditur se në seancën e djeshme, e shtyrë për mungesë të prokurorit, do transmetoheshin disa kaseta filmike në lidhje me ngjarjen e dy viteve më parë.
2 vjet
më parë ka ndodhur masakra e Kozarës, ku një familje është ekzekutuar me breshëri arme automatike, ndërsa si ator është arrestuar vëllai i kryefamiljarit
3 anetare
të së njëjtës familje u gjetën të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre, më 9 shkurt të vitit 2006 në fshatin Kozarë të rrethit të Kuçovës, ndërsa gruaja ishte shtatzënë
Masakra e Kozarës
Maskara ku u shuan tre jetë si edhe një foshnjë e palindur u zbulua mëngjesin e 10 shkurtit të vitit 2006. Ilir Mara, vëllai i kryefamiljarit të vrarë kishte shkuar në shtëpinë e të vëllait. Ka qenë ky momenti kur ai ka gjetur të vrarë me armë zjarri në dhomën e ndenjes vëllanë e tij, Shpëtimin, kunatën e tij shtatzënë, Florien, si edhe nipin e tij 2–vjeçar, Artiolin. Tre trupat ishin të ulur në divan dhe mbi ta ishte qëlluar me breshëri nga një armë automatike, e cila mendohet me silenciator, pasi askush nuk ka dëgjuar krisma. Pas mbërritjes së policisë dhe grupit hetimor në vendngjarje u vërtetua se vrasja ishte bërë 12 orë përpara gjetjes së viktimave dhe se mbi çiftin Mara dhe djalin e tyre ishte qëlluar me një automatik “Kallashnikov”. Në nëntor të vitit 2006 policia arrestoi si autor të ngjarjes, Luan Marën, vëllain e viktimës.