Grabitja e taksistit, hetues nga Tirana në Lezhë
• Tiranë- Një ditë pas arrestimit nga policia e Lezhës të dy personave të akuzuar për grabitjen e një taksisti, hetues të policisë së kryeqytetit kanë mbërritur në këtë qytet.
Seksioni i vjedhjes së automjeteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës po heton një vjedhje automjetesh me armë të ndodhur në të njëjtën mënyrë disa muaj më parë në kryeqytet. Klajdi Llozhi, 26 vjeç dhe Gëzim Kallaba, 19 vjeç, u arrestuan dy net më parë nga policia e Lezhës, pas denoncimit të taksistit Roland Lala, se dy persona i kishin grabitur taksinë atij në afërsi të qytetit të Mamurrasit. Mbërritja e inspektorëve dhe agjentëve të policisë së kryeqytetit në drejtorinë e Lezhës, është bërë e ditur nga burime të uniformave blu në Tiranë. Sipas tyre, hetuesit kanë marrë me vete edhe dy persona të grabitur, për të kryer ballafaqimin për një njohje me autorët e grabitjes së një taksisti nga Tirana, më 1 prill, në afërsi të Mamurrasit. Burimet pohojnë se hetuesit po mundohen të gjejnë lidhje mes autorëve të arrestuar nga policia e Lezhës dy ditë më parë dhe dy grabitjeve të ndodhura disa muaj më parë në kryeqytet. Veç ballafaqimit për njohje, hetuesit e policisë së qarkut të Lezhës dhe të Tiranës kanë marrë në pyetje dy të arrestuarit në lidhje me dy ngjarjet e ndodhura në kryeqytet, kur ishin grabitur dy taksi të tjera. Dyshimet e hetuesve janë se personat mund të jenë të njëjtët persona, nisur nga mënyra e kryerjes e njëjtë me atë të ndodhur në kryeqytet. Gëzim Kallaba dhe Klajdi Llozhi, më 1 prill në mbrëmje kanë marrë një taksi për të udhëtuar në banesë. Kur ata mbërritën në afërsi të Mamurrasit, grabitën taksinë me armë, duke lënë pronarin e saj në këmbë. Pas kallëzimit të të dëmtuarit, policia mundi të arrestonte autorët, ndërsa ky zbulim i policisë së Lezhës mund të bëhet shkas për dokumentime të krimeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.