Gjykata lë të lirë Ilia Bashon: Nuk ka prova se ka vrarë gruan
Share
Ilia Basho, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij tre muaj më parë, Eleni Basho, është lënë i lirë gjatë ditës së sotme nga ana e Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit ka thënë se nuk ka prova që Ilia të jetë autor i vrasjes së bashkëshortes së tij. Për këtë arsye, ai tashmë do të jetë i lirë deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Prokuroria kishte kërkuar që Basho të mbahej në burg deri në përfundimin e procesit, por gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Vrasja e farmacistes Eleni Basho tronditi opinionin, ndërsa prokuroria akuzoi të shoqin për vrasjen, që mendohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore para krimit.