Gjykata liron bisnesmenin Llanaj
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranëas caktoi të martën masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për biznesmenin Feim Llanaj, i cili tre ditë më parë në banesën e tij, në një konfrontim fizik me dy grabitës, qëlloi me armë zjarri njërin prej tyre, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, Feim Llanaj tregoi para trupës gjyqësore ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në banesën e tij, pranë Unazës së Re, në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur tentuan ta vidhnin. Sipas deponimeve të tij, ai kishte dalluar grabitësit dhe në konfrontim me ta u kishte marrë armën e zjarrit, një pistoletë, me të cilën më pas kishte qëlluar ndaj tyre. Si pasojë, mbeti i vrarë njëri nga grabitësit, ndërkohë që tjetri ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Feim Llanaj akuzohet për "vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike", ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009