Prokuroria liron studenten që “theri” të dashurin
Autori i Lajmit: red.
Me një urdhër që lëshoi dje Prokuroria e Vlorës, lirohet nga qelitë dhe hetohet në gjendje të lirë studentja që plagosi në mes të universitetit. Burime nga policia bënë të ditur se pas vetëdorëzimit të studentes në komisariat dhe kallëzimit të krimit të kryer prej saj bluve, Prokuroria e Vlorës e ka nxjerrë atë duke e lënë në hetim në gjendje të lirë. Sipas të njëjtave burime mësohet se ajo i ka deklaruar mbrëmë grupit hetimor se e kishte qëlluar me thikë Klaudio Kamberajn, ndërsa mbante në çantë edhe një kaçavidë, sepse siç tha, nuk e duronte dot më, pasi ky i fundit, sipas saj, e ofendonte shpesh, i kërkonte para dhe ziheshin shpesh. Duke i mjaftuar këto pretendime të autores që theri në fyt studentin në mes të universitetit, duke ngjallur frikë dhe panik, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka marrë vendimin që 20-vjeçarja Zekaj të hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa i riu Klaudio Kamberaj është jashtë rrezikut për jetën pas plagës së marrë nga goditja me thikë. Ngjarja dy ditë më parë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës ende komentohet nga studentët.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009