Një 53-vjeçar në Vlorë i dha fund jetës
Autori i Lajmit: red.
Ka zgjedhur t i japë fund jetës duke u vetëvarur një 53-vjeçar nga qyteti i Vlorës. Burime nga policia bënë të ditur se Ferdinand Bedini e ka kryer aktin vetëvrasës paraditen e djeshme teksa ndodhej i vetëm në shtëpi. Sipas të njëjtave burime, Bedini jetonte vetëm me babanë e tij të moshuar pas divorcit me bashkëshorten. Ndërsa familjarët e viktimës shprehen se 53-vjeçari prej disa kohësh kishte probleme depresive. Në momentin e kryerjes së aktit vetëvrasës ai ka qenë i vetëm në shtëpi. Ai është varur me litar në oborr të banesës ku jetonte në lagjen “Vrenoz” të qytetit. Viktima ka lënë një letër për familjarët, por detajet e saj nuk bëhen të ditura. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha veprimet hetimore. Sipas saj, shkak i vetëflijimit të 53- vjeçarit ka qenë depresioni.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009