Obama dërgon ushtarë në Ugandë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka njoftuar se i ka dërguar rreth 100 trupa amerikane në Afrikën qendrore, për të ndihmuar dhe këshilluar forcat qeveritare në Ugandë, të cilat po ndeshen me rezistencën e kryengritësve, që janë të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe rrëmbim të fëmijëve.
Në një letër drejtuar Kongresit amerikan, Obama theksoi se forcat amerikane do të shërbejnë vetëm si trajnerë dhe këshilltarë dhe nuk do të angazhohen në luftë, përveç në vetëmbrojtje.
Në letër, Obama tha se forcat e para amerikane mbërritën në Ugandë të mërkurën dhe më vonë mund të vendosen në jug të Sudanit, për të ndihmuar në ndjekjen e liderit të këtij grupi të kryengritësve, Josef Koni.
Misioni shënon një rol të zgjeruar amerikan në këtë pjesë të Afrikës, ku trupat po vendosen në terren për të mbështetur forcat lokale, të cilët janë në luftime të drejtpërdrejta me kryengritësit.