Gjykata, një muaj burg polakut të makinave
08/03/2005 TIRANË – Në bashkëpunim me një shtetas nga Lezha, Grezegorsz Depo, nga Polonia, u kap duke bërë trafik të mjeteve motorike. Arrestimi u bë në Rinas. Ndërsa dje Prokuroria deklaroi se, shtetasi polak nuk figuron kontigjent në vendin tonë. Afati njëmujor u kërkua me qëllim që, brenda kësaj kohe Interpol Tirana t’u kërkojë homologëve të tyre në Poloni informacion të plotë për këtë person. Prokuroria është shprehur se ka dyshime për këtë të pandehur, se ka disa precedentë penalë në vendin e tij. Në rast se Interpol Tirana arrin të grumbullojë prova të mjaftueshme që flasin kundër të pandehurit brenda një muaji, atëherë Prokurorisë i lind e drejta të ndryshojë edhe masën e arrestit. Në të kundërtën, shtetasi polak do të lihet i lirë. I pandehuri është kapur në Rinas, duke trafikuar një "Benz" 250, prodhim i fundit.