Vrasësit e Arizajt kërkojnë mëshirë nga Gjykata

08/03/2005 Vendoset burg pa afat për Nik Dedndreajn dhe Artur Guxhajn
Megjithëse kanë pranuar autorësinë dhe kanë kërkuar mëshirë para gjykatës, nuk i shpëtuan burgut pa afat. Nik Dedndreaj, 27 vjeç dhe Artur Guxhaj, 35 vjeç, u paraqitën dje në gjykatë për t’u njohur me masën e arrestit.
Akuza
Akuza ndaj tyre është ajo e vjedhjes me pasojë vdekjen e biznesmenit Vladimir Arizaj. E pranuan akuzën para gjykatës pa asnjë kundërshtim. Treguan se kur janë nisur për të takuar pronarin e gipsit, Vladimir Arizaj, nuk kanë patur si qëllim vrasjen e tij. Megjithëse me vete kishin marrë edhe thikat, që tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Të pandehurit janë shprehur në gjykatë se, viktimës i kishin një borxh të palarë që prej gushtit. Për ta larguar nga kërkesa e vazhdueshme për kthimin e borxhit, Dedndreaj dhe Guxhaj e kanë takuar e më pas kërcënuar. Para gjykatës janë zbërthyer dhe kanë treguar me hollësi gjithçka që kanë bërë me viktimën, që nga momenti i takimit e deri kur e kanë keqtrajtuar me thikë dhe kanë parë që nuk po rezistonte dot.
Viktima
Viktima Vladimir Arizaj, pasi ka marrë kërcënimin e parë nga të pandehurit është munduar të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, duke u përplasur me makinat e rastit në rrugë, por askush nuk e ka kuptuar. Të pandehurit, që nga momenti i parë që e kanë goditur në këmbë, e detyruan të ndryshojë rrugë për të mos shkuar afër rajonit të policisë. Të pandehurit pas kryerjes së krimit janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes për të fshehur gjurmët. Por policia i ka shtënë në dorë vetëm 24 orë pas kryerjes së veprës penale. Vendimi për të pandehurit u dha dje nga gjyqtari Agim Bendo.