Konferencë kundër trafikut të qenies njerëzore në Gjermani

08/03/2005 Amerikanët organizojnë takimin, merr pjesë dhe Shqipëria
Më shumë se 80 përfaqësues nga 25 vende të botës do të mblidhen në qytetin Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani, prej datës 7-9 mars për të diskutuar rrezikun e trafikut të qenieve njerëzore, shikuar në frymën e zhvillimeve demokratike që kanë përfshirë Evropën e Euro-Azinë. Midis vende pjesëmarrëse janë edhe Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Kazakistani, Republika Kirkistanit, Latvia, Lituania, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia dhe Mali i Zi(SMZ), Sllovakia, Sllovenia, Taxhikistani, Turkmenistani, Turqia, Ukraina dhe Uzbekistani. Pjesëmarrësit e konferencës me titull "Trafiku njerëzor- në vëmendjen e sigurisë", do të ekzaminojë përhapjen e rrezikut dhe kërcënimin që vjen prej trafikut njerëzor në çdo vend të Evropës dhe Euro-Azinë. Gjithashtu, një ndër pikat kryesore të diskutimeve të kësaj konference, do të jetë edhe tranzicioni dhe sigurimi rajonal për të gjetur rrugët e bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve njerëzore. Organizuesi i konferencës është qendra e Studimeve Amerikane në Evropë "George C.Marshall" "George C.Marshall European Center for Security Studies". Do të jetë e transmetuar në dy gjuhë, anglisht e rusisht. Konferenca është e organizuar nën përkujdesjen e Qeverisë amerikane. Konferencën do ta drejtojë ambasadori Gerard Stoudmann, drejtori i qendrës "Geneva Center for Security Policy".
Të miturit
Në këtë kontekst, edhe organizata ECPAT në Holandë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe - CRCA do të organizojnë nga data 18-19 mars 2005, një takim ndërkombëtar të vendeve të Evropës Perëndimore dhe Lindore, lidhur me trafikimin e fëmijëve për qëllim të shfrytëzimit seksual. Të gjithë pjesëmarrësit e konferencës thuhet se janë organizata joqeveritare (përgjithësisht anëtare të ECPAT International) nga vendet e Lindjes dhe Perëndimit dhe partnere të Projektit Trafiku III, që është një projekt në vazhdim i ECPAT Holandë. Duke patur parasysh se ky është takimi i parë ndërkombëtar që një OJF shqiptare organizon në Shqipëri, është shprehur dëshira që në këtë takim të ftojmë 3-4 OJF shqiptare që punojnë kundër trafikut të fëmijëve në Shqipëri (përfshirë edhe vajzat e reja). CRCA beson se trafiku i fëmijëve në Shqipëri nuk luftohet me nisma të veçanta të OJF-ve, por të gjithë së bashku mund të ndërtojmë një botë më të mirë edhe për fëmijët e trafikuar.